in

A fshihet pas “shqiptarëve” të Kaukazit, si në Ballkan, e njëjta sajesë dhe ngatërresë?

Nga Aranit Muraçi   

“Caucasian Albanians” është një komuniteti i lashtë i krishterë dhe nëse ky togfjalësh përkthehet fjalë për fjalë do të thotë “Shqiptarët e Kaukazit.”

Origjina e këtij komuniteti, ku ndoshta duan të gjejnë rrënjë autoktone disa ish-shtete sovjetike, ka ndezur debatet të ashpra mes tyre. Konflikti i njohur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, por pretendime ka edhe Gjeorgjia.

“Caucasian Albanians” është gabim dhe ngatërresë e madhe, nëse ky togfjalësh përkthehet “Shqiptarët e Kaukazit”. Është e provuar shkencërisht se ne jemi autoktonë në Ballkan, pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve.  Para Mesjetës e quajtëm veten arbër, ndërsa pas epokës së lavdishme të Skënderbeut e deri më sot njihemi si shqiptarë. Sikurse dihet që të huajt gjatë Mesjetës e këtej na thërrasin “Albanians”. Ka debate dhe mbi origjinën e fjalës dhe arsyes se përse ata na thërrasin ndryshe?

Arsyen dhe kohën se pse ndryshuam emër nga ilirë në arbër dhe më pas në shqiptarë, as ne vetë nuk e dimë. Madje as edhe as të huajt nuk e dinë se përse na identifikojnë ndryshe, pra me emrin “Albania”, dhe jo Arbëri si dikur, ose si Shqipëri sot.

Të huajt, me siguri fqinjët, duhet të kenë shpikur një emër të tillë para Mesjetës, për të na ngatërruar me “Albanët e Kaukazit”, pra që origjinën e kemi andej, çka përforcon idenë nacionaliste të atyre që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë qëllime territoriale karshi trojeve tona.

Madje, si për habi, ““Caucasian Albanians” njihen si popull që ka ekzistuar nga bota sot, sepse këtë emërtim ua kanë vendosur historianët grekë.

Vendet fqinje, Greqia dhe Serbia, sidomos rrymat nacionaliste të tyre që ushqejnë popullin e tyre me tezën konfliktuale, duke thënë se shqiptarët kanë zbritur nga Kaukazi, dhe sipas tyre, i sollën turqit gjatë pushtimit të Ballkanit, në territoret ku jetojmë ne sot, kanë ndezur jo pak konflikte në rajonin tonë.

Cila është e vërteta me “Caucasian Albanians”?

Këto ditë u restaurua Kishës Apostolike “Albanians” në Azerbajxhan, e cila “do të jetë goditja përfundimtare për Armeninë”, thuhej në një deklaratë, publikuar në faqen zyrtare të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, është investuar përsonalisht për të gjurmuar lashtësinë e një populli që quhej “Albanians” dhe pretendohet se ka jetuar në Kaukaz. Nëse bëjmë një krahasim, pak a shumë, janë të njëjtat pretendime që kanë Greqia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut me krahinën e dikurshme që fitoi famë nën pushtetin e Aleksandrit të Madh. .

Për çfarë bëhet fjalë? “Caucasian Albanians” sigurisht që  nuk kanë asnjë lidhje me shtetin europian të Shqipërisë. Emri “Albanians” iu dha nga historianët grekë, rreth kohës së Jezu Krishtit, një mbretërie që ndoshta ka ekzistuar disa shekuj para tyre, dhe përfshinte Azerbajxhanin e sotëm dhe pjesë të Gjeorgjisë, Federatës Ruse dhe Armeninë.

Mbretëria ““Caucasian Albanians” u konvertua në e krishterë gjatë shekullit të katërt dhe Kisha Apostolike autoqefale “Albanians” lulëzoi për disa shekuj. Midis shekullit të 7-të dhe të 9-të të erës sonë, Mbretëria e “Albanëve” ra pas pushtimeve myslimane. Kisha Apostolike “Albanians” u shkri në Kishën Apostolike armene, megjithëse titulli i Katolikëve “Albanians” formalisht mbeti i gjallë deri në vitin 1836, kur u shfuqizua nga Dekreti carist rus. Edhe gjuha kaukaziane “Albanians” u shua me kalimin e viteve dhe u konsiderua e humbur përgjithmonë.

Megjithatë, një fis mbeti. Udi, një popull i krishterë prej 10,000 banorësh me një gjuhë dhe tradita të veçanta, jeton në fshatrat e  Azerbajxhanit dhe në Federatën Ruse, madje ka edhe komunitete më të vogla në vende të tjera, duke përfshirë Gjeorgjinë, Armeninë dhe Ukrainën. Ata këmbëngulin se janë pasardhës të “Caucasian Albanians”. Por sllavët që u dyndën rreth shekullit të 7-të pretendojnë qëllimisht se “Albanians” janë larguar dhe janë vendosur në Ballkan, duke bërë qëllimisht edhe ngatërresën e madhe, duke shkaktuar gjenocid, ndezur luftëra dhe shkaktuar armiqësi shekullore në gadishullin tonë.

Kjo u konsiderua kryesisht si një legjendë derisa në vitin 1996 një studiues gjeorgjian bëri një nga zbulimet gjuhësore të shekullit. Ai gjeti në manastirin e Sinait të Shën Katerinës një tekst të shkruar në një shkrim dhe gjuhë të panjohur, i cili mund të ketë qenë leksionari më i vjetër i mbijetuar i fesë së krishterë. Studiuesit gjermanë e deshifruan dhe vërtetuan se ishte shkruar në gjuhën e humbur kaukaziane “Albanians”, por pa lidhje me gjuhën tonë shqipe, për të cilën bëjnë lidhjen e gabuar vendet tona fqinje.

Dy tekste shtesë në të njëjtën gjuhë u zbuluan në të njëjtin manastir në vitin 2017. Gjuha “Albanians” e Kaukazit nuk ishte më e panjohur dhe doli se ajo ishte paraardhësi i gjuhës Udi. Kjo u vërtetua nga shkencëtarët gjermanë, të cilët kanë provuar po ashtu shkencërisht prejardhjen tonë autoktone në rajonin e Ballkanit si pasardhës të ilirëve, gjuhën dhe kulturën tonë të veçantë nga popujt e tjerë.

Kjo i bëri Udi, papritur, politikisht të rëndësishëm. Nagorno-Karabakh është një rajon i diskutueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që nga fundi i Bashkimit Sovjetik. Mosmarrëveshjet ringjallën një konflikt që shpërtheu në fakt, pas rënies së Perandorisë Osmane dhe kishte përfunduar në vitin 1921, kur Armenia dhe Azerbajxhani u bënë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit u ndez vetëm pak kohë më parë. Edhe konfliktet historike mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe të fqinjit tjetër jugor, për territore jo rastësisht janë ndezur pas rënies së Perandorisë Osmane dhe vazhdojnë ende sot. Pas gjithë këtyre konflikteve, si në Kaukaz ashtu edhe në Ballkan, duket se ka një emërues të përbashkët: pas historisë lidhet e njëjta sajesë dhe ngatërresë. / Liberale.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Fotografia e paradarkës ballkanike

Pritet që të gjykohet ushtari i parë rus për krime të luftës në Ukrainë