in

AFD në Gjermani po vihet nën kontrollin rigoroz të kushtetutshmërisë, të veprohet njejtë edhe me Listën Serbe në Kosovë

Sherif Ramabaja

AFD (Alternativa për Gjermaninë) u krijua nga pakënaqësia që mbretëronte në skenën politike të Gjermanisë, sidomos ndaj „Zemërgjerësisë” së zonjës Merkell, kur në vitin 2015 i hapi dyert për më shumë se 1 milion refugjat nga Siria. Pakënaqësia u rrit edhe ndaj partive të tjera sidomos SPD dhe të Gjelbërve të cilët me vite të tëra në emër të demokracisë bënin lëshime ndaj Organizatës Myslimane, pa e zbuluar prapavinë e tyre. Këto pasoja sot po shfaqen në Hamburg nga organizata “ Interaktive Myslimane” të cilët organizuan tubime, ku kërkuan që në Gjermani të vendoset Kalifati, si formë shtetërore duke zëvendësuar sistemin demokratik.

Me decenie, në emër të të drejtave të njeriut shteti kishte lejuar ndërtimin e xhamive, kurse imamët me detyra speciale të ardhur nga Turqia dhe vendet arabe infiltronin të rinjtë dhe besimtarët me ekstremizëm islamik. Me shtimin e ekseseve  shteti ndërmori masa duke e ndërprerë ardhjen e klerikëve nga shtetet arabe dhe Turqia, duke i shkolluar klerikët e rinj në shkollat gjermane, në mënyrë që ekstremizmit islamik t´ia ndërprenin veprimtarinë. Si masë tjetër ishte edhe futja e fesë islame nëpër shkolla, me qëllim që fëmijët dhe të rinjtë t´i edukonin në frymën e tolerancës fetare. Të gjitha këto masa sot vlerësohen si të dështuara, sepse nuk e kishin arritur synimin e dëshiruar. Ekstremistët mysliman me kundërmasa ishin aktiv dhe duke shfrytëzuar mediat sociale,  depërtonin te të rinjtë duke ua fshirë trurin. 

 Pra këto janë pasojat e një politike plotësisht të gabuar, pa i studiuar dhe vlerësuar qëllimet e një ideologjie myslimane ekstremiste.

Në emër të pakënaqësisë dhe zhgënjimit me një politikë të tillë partia e ekstremit të djathtë AFD erdh duke u rritur që i befasoi edhe vetë gjermanët, kur i llogaritnin pasojat që si popull i kishin pësuar nga nacional socializmi (Fashizmi).

Nga organet shtetërore nuk u preferua që juridikisht të merrnin masa ndaj kësaj partie, por u vendos që AFD ta demaskonin si parti populiste dhe t´ia zbulonin aferat e financimit nga Rusia e Putinit, kurse së fundit një nga udhëheqësit e lartë të kësaj partie, iu prezantuan faktet edhe si spiun i Kinës.

Këto dëshmi që këto javë u prezantuara mjaftuan që në procesin gjyqësor të vendoset që kjo parti të jetë nën vëzhgim rigoroz të kushtetutshmërisë. Momentalisht sipas anketave zgjedhore, kjo parti e cila qëndronte në radhitjen e dytë sipas anëtarësisë, momentalisht ndodhet në rënie të lirë. Megjithatë rreziku ende s´ka kaluar sepse kjo parti ende është e fuqishme sidomos në ish Gjermanin Lindore, DDR, ku ende mbretëron nostalgjia sovjetike.

Ky duhet të jetë edhe një shembull për Kosovën se si të veproi me Listën Serbe e cila është e lidhur me Vuçiqin, Serbinë dhe Rusinë. Financohet prej tyre dhe zbaton urdhërat e tyre. Në bazë të fakteve të mbledhura, ajo qëndron edhe si  organizatore e sulmit paramilitar dhe terrorist në Veriun e Kosovës.    

Organet shtetërore të drejtësisë, duke i bindur ndërkombëtarët, (se çfardo që ndërmerr pa pëlqimin e tyre, Kosova do shpallet fajtore) duhet t´i prezantojnë faktet dhe këtë parti ta shpallin terroriste.

Por Kosova nuk duhet ti mbyllë sytë as nga ekstremizmi mysliman, të cilët po marrin hov gjithnjë e më shumë duke ua fshirë trurin jo vetëm rinisë, po edhe edukuesve të tyre, mësuesve. Po nuk u veprua me kohë me masa preventive, do t´i kemi pastaj kërkesat sikurse në Hambug, që do të ishte një vetëvrasje për Kosovën, Kosovën Lindore dhe Maqedoninë Perëndimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Gazeta austriake: Shfaqja nacionaliste e Edi Ramës në Athinë

Me cilët lider mendojnë LDK, PDK, AAK dhe … ta zëvendësojnë Kurtin?