Dardania Press është portal i pavarur informativ-komentues, ndryshe nga portalet e tjera, me lajme nga vendi dhe bota, me rubrika të larmishme dhe me debate për probleme të caktuara sociale, politike, kulturore dhe të të drejtave të njeriut, ku përfshihen edhe të drejtat e grave.

Portali do të jetë kritik ndaj fenomeneve devijante, opozitë e krimit të organizuar e të korrupsionit, do ta mbrojë fjalën e lirë, lirinë e shprehjes dhe përcaktimin politik të secilit. Dardania Press do të ketë rubrikë të veçantë për debate, ku lexuesit do të paraqesin mendimet e tyre për dhe kundër një problemi, por pa e fyer personalitetin e tjetrit, pa nxitur urrejtje racore dhe fetare. Fjalët fyese ndaj personaliteteve dhe personave që marrin pjesë në debat, dhe, ato që nxisin mosdurim racor, do të fshihen.

Dardania Press do të jetë dritare në vend dhe në botë, si edhe pasqyrë e shoqërisë sonë, që po kalon nëpër shumë vështirësi. Shpresojmë se do ta kemi vëmendjen e lexuesve dhe mbështetjen e tyre.

Redaksia