in

Me cilët lider mendojnë LDK, PDK, AAK dhe … ta zëvendësojnë Kurtin?

Sherif Ramabaja

Opozita e Kosovës në ekstazë. Kosova nuk do të pranohet në KE. Kurti do të sulmohet si përgjegjës i një dështimi të tillë. Tash edhe një argument që ti kërkohet dorëheqja, apo të kërkohet votëbesimi për shkarkimin e tij. Rëndësi nuk ka se si, çështja është si të arrihet qëllimi. Të eliminohet politikisht.

Këtë do ta dëshironin edhe krimineli Vuçiq me kompaninë e tij, por po ashtu do të gëzoheshin Grenell, Eskobar, Lajçak, Borrell, Rama etj. sepse ata Asociacionin do ta thurnin ashtu siç do të dëshironin vetë. (Rama do të konkurronte me Asociacionin e tij) Dhe do ta kishim bosnjëzimin e Kosovës.

Nëse Kurti politikisht do të eliminohej, do të shtrohej pyetja, kush do ta zëvendësonte atë? Cila parti me cilin lider do ta merrte rolin e kryeministrit? A do të ishte ai Abdixhiku, Lutfi Haziri, (Isa Mustafa), apo çfarë lideri do të prezantonin ata?

 Apo PDK, me cilin lider do të konkurronin (Për tu tallur e kanë cekur një emër, po s´di a e njeh dikush se cili është ky). PDK ka edhe figura tjera: Memli Krasniqin, (pse jo edhe baba i tij, Milazim Krasniqi), kaubojin Lushtaku, Xhavit Halitin me dy tre milion, Vlora Çitakun (e vetmja figurë e njohur), etj.                                                                                                        

Ose AAK cilin lider do ta ofroi për kryeministër, pse jo Rambon? Kësaj radhe do ta kishte më lehtë, s´do kishte të bënte fare me Çakorrin. Vetëm Veriun do t´i kërkonin t´ia falte Serbisë, kurse ky do të këmbëngulte vetëm për Asociacionin. Ky do të ishte një kompromis i vogël për te, më mirë Asociacioni se të vendoste që veriu menjëherë t´i kalonte Serbisë. Në fund të fundit do të vepronte ashtu siç propozon Eskobari, Lajçaku, Borrelli, EU etj. Do ta qetësonte popullin: Kur të qetësohet puna dhe të pranohemi në KE, pastaj do të bisedojmë me Serbinë për kthimin e Veriut, ashtu siç bisedoi me Malin e Zi, për kthimin e Çakorrit.

Lutfi Haziri me Isa Mustafën para se ta firmosnin Asociacionin do t´i formonin edhe nja dhjetë komuna serbe.

Limës nëse i afrojnë tendera do ta pranonte Asociacionin, po nuk është e sigurtë që partia e tij do ta kalonte pesë përqindëshin.

Pacolli po ashtu do ta pranonte Asociacionin me qëllim që Rusia nëse e pushton Ukrainën, t´i kontraktohen marrëveshje për rindërtimin e Ukrainës.

Puna siç po shihet do të jetë shumë delikate, se cili do ta zëvendësonte Kurtin?

Çdo të bëhet nëse ai prapë i fiton zgjedhjet? Do të tmerrohej së pari opozita, me liderët që u cekën.

 Do të tmerrohej Vuçiqi me kompaninë e tij. Do të tmerrohej Lajçaku, Borrel, Grenell, Eskobar, Rama etj.

 Puna sërish do të bllokohej. Asociacioni me kompetenca, do të refuzohej nga Kurti. Çështja do startoi nga fillimi.

Nga Vuçiqi, si gjithherë, do të bllokohen bisedimet. Kosova do vihet në bankën e të akuzuarit. Do të kërkohet çelësi i zgjidhjes. Ky çelës ndodhet në duart e Ukrainës dhe Rusisë. Pra të gjithë po presin në duart e kujt, në fund do të përfundoi ky çelës.

                                                                                                                                                                            

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

AFD në Gjermani po vihet nën kontrollin rigoroz të kushtetutshmërisë, të veprohet njejtë edhe me Listën Serbe në Kosovë

Arsyetimi i Ramës që nuk u ngrit ta përshëndeste Kurtin!