in

Dy ukrainase vdiqen në një apartament në Tiranë për shkak të mbidozës

Dy shtetase ukrainase të identifikuara si Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova humbën jetën në një apartament në Tiranë për shkak të mbidozës së ilaçeve me përmbajtje narkotike.

Ishte shoqja e tyre, Yeva Vorona ajo që konstatoi ngjarjen e rëndë dhe njoftoi policinë.

Ajo deklaroi para hetuesve se ato kishin konsumuar alkool në doza të larta dhe pasi kishin shkuar në apartament i kishte zënë gjumi.

Por sipas JOQ, Yeva Vorona dhe 2 shoqet e saj ukrainase një natë para se të humbnin jetën kanë qenë në spital pasi kanë konsumuar medikamentin Xanax (lloj droge) në doza të larta.

Ky lloj medikamenti, në formë kokrre ka efekt relaxues, përgjumje dhe përhumbje njëjtë si efektet e drogës.

Në spital ato kanë marrë qetësuese dhe pasi janë trajtuar si persona të alkoolizuar janë lënë të lira për t’u larguar. Por kur kanë shkuar në shtëpi, dy ukrainaset Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova kanë rënë në gjumë të thellë dhe nuk janë zgjuar më.

Të nesërmen, shoqja e tyre e cila kishte konsumuar Xanax njësoj si ato, i ka gjetur të vdekura. Para se vajzat të vdisnin, Yeva Vorona ka publikuar në rrjetet sociale disa video ku shfaqen duke konsumuar medikamentin Xanax dhe në autoambulancën e urgjencës duke marrë trajtim mjekësor.

Në këto video njëra prej vajzave që ndërroi jetë shfaqet e pavetëdijshme në krevatin e autoambulancës, ndërsa Yeva Verona duke bërë video, qesh e këndon.

Ndërsa në një tjetër video, kjo e fundit shfaqet duke konsumuar medikamentin Xanax në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore.

Ndryshe nga shoqet e saj, Yeva Verona nuk ka marrë trajtim në spital, por thjesht ka shkuar për t’i shoqëruar ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kush janë politikanët më të pëlqyer nga shqiptarët

Derisa transportonin Mohamed Amran, sulmohet furgoni i burgut në Francë