in

Familja Kryeziu nuk ishin marksista-leninista, as Enverista e Titista

Shkruan avokati Zanfir Kryeziu

U.Butka: Nuk di por mund të supozoj se kjo familja ka një hendikap sepse pjestarët e saj asnjëherë nuk ishin Marksista-Leninista por as Enverista dhe aq më pak Titista por gjithëherë nacionalista. Andaj me të drejtë pyetem se edhe çka duhet të bejnë Kryezit për të qenë të barabartë në vlerësim nga historiografia dhe pushteti aktual.

Pas arrestimit,Ganiun e dërgojnë në burgun e Prishtinës e prej këtu në atë të Beogradit,ku improvizojnë akt akuzën aq të pabesueshme, sa mos të ishin të lidhura me tragjedinë e tij familjare dhe personale, do të ishin qesharake. U dënue me pesë vjet heqje lirie dhe u dërgue në vuajtjen e dënimit në burgun e Sremska Mitrovicës,ku qëndroi deri në vdekje me 1949.Ka mendime të ndyshme lidhur me likuidimin e tij, mes tyre edhe ai, se do të ketë qenë i helmuar në tetor të vitit 1949.Si bashkëvuajtës të dënimit, në mes të tjerëve,

e kishte edhe Shaqë Currin,po atë që ia dogji shtëpinë,kullën dhe odat në Gjakovë. Sipas dëshmive të të burgosurve, Ganiu dhe Shaqa u shoqëruan në burg. Ganiu harroi dhe ia fali aktin armiqësor të djegies së shtëpive. Ganiu ishte një fisnik,bir i denjë i një familje bujare atdhetare, i madh në qëndrime morale.Posedonte të gjitha virtytet dhe karakterin               e një malësori Shqiptar më kuptimin më pozitiv të fjalës. Poashtu,për këtë masakër,sikurse edhe për masakrën e Tivarit dhe Drenicës, heshtën dhe vazhdojnë të heshtin puthadorët shqiptaro-komunist Gjakovarë, vegla të sllavo- komunis- tëve jugosllav për faktin se edhe sot e kësaj dite nuk publikohet e vërteta së për çlirimin                  e Gjakovës me Malësi nga okupimi nazi-fashist dhanë jetën 170 luftëtar nga “Lëvizja Kryeziu” pjesëtar të devotshëm të së cilës ishin edhe këta martir.   

Do të jetë në nderin e të dy shteteve shqiptare që këtë detyrë humane ta përmbushin sa më parë siç po veprojnë në raste të ngjajshme popujtë dhe shtetet e civilizuara siç është rasti më i freskët kërkesa e Gjermanisë për riatdhesimin e mbetjeve mortore të ushtarve të rajhut të tretë që vdiqën dhe u varosen në Kosovë gjatë luftës së dytë botërore.

Duke filluar prej shekullit XVII, kjo familje gjatë gjithë veprimtarisë saj, gjeneratë pas gjenerate, flijoi bijtë e saj më të spikatur për çështje kombëtare e në veçanti gjatë shekullit XIX dhe XX. Ranë në altarin e lirisë së kombit, të vrarë në beteja, të pushkatuar, të masakruar nga gjelatët e regjimeve monarkiste dhe ato kumuniste serbe: 

Ali beg Kryeziu, i vrarë nga serbet te Ura e Vezirit me 1917, U masakruan Hasan Beg Kryeziu së bashku me Xhevat beg Kryeziun në Mal të Hereçit, dhe u hudhën në puse të këtij mali, në rrugën e vjetër Gjakovë-Junik. Me këta u masakruan edhe 22 trima të Malësisë së Gjakovës, pjesëmarrës aktiv të rezistencës së armatosur antifashiste që deri atëherë, luftuan pa pra kundër fashizmit italian dhe atij gjerman, të cilët në çdo moment ishin të gatshëm të flijohen për liri dhe bashkim kombëtar.

U helmue Gani Beg Kryeziu në burgun komunist serb të Sremska Mitrovicës me 1949, dy javë para se t’i skadoi dënimi pesëvjeçar. dy bijtë e Sylejman beg Kryeziut ish kryetarit shumë vjeçar të Gjakovës, Sefedin Kryeziu dhe i vëllai i tij Myrteza Kryeziu, duke vepruar me pushkë në dorë si luftëtar NDSH-ist për çlirimin e Kosovës dhe bashkim kombëtar, kundër pushtuesit të ri të maskuar prapa perdës së ”Bashkim –Vëllezërimit”

Më 1951 u vra edhe Dervish Kryeziu, në mes qytetit të Pejës, nga një emigrant, i organi- zuar nga UDB-ja, me iniciativë të “Qeverisë” hije, që ishte kreatur dhe instrument besnik i po asaj UDB-je e cila përgaditej me rrëzue pushtetin aktual të Shqipërisë. Dervishi ishte filizi i fundit i ritur i djalërisë së Kryezinjëve, gjithashtu luftëtar i rezistencës antifashiste që bënë Kryezinjtë dhe malësorët e Malësisë së Gjakovës.

Fatkeqësisht këtyre luftëtarve të paepurë të lirisë as sot pas çlirimit, Kosova akoma nuk ua njofi meritat e flijimit dhe sakrificës së tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar, por fatmirësisht këtë e bëri shteti amë, Shqipëria me 1995 kur president ishte prof.dr.Sali Berisha i cili edhe i dekoroj vëllezërit Kryeziu me dekorata më të larta shtetërore.

 GAZETA: Kur filloi tragjedia e familjes Kryeziu

 U.Butka: Siç theksuam, tragjedia e familjes Kryeziu nuk filloi nga viti 1944/45,ajo u dukë me vrasjën e parë nga kjo familje, e veprimtarit, patriot Ali Beg Kryeziut, deputet në Parlamentin Turk, anëtar i Komitetit Shqipëtar të Stambollit ku ishin edhe Hasan Prishtina dhe Ismajl Bej Qemali. U vra Aliu te Ura e Vezirit,e vranë ushtarët dhe bashi- bozuku serb.Ky ishte biri i parë i Riza beg Kryeziu, po atij Riza beg Gjakovës që muar pjesë në bërjen e aktit të pavarësisë të shtetit Shqipëtar (Vlorë 28 nëntor 1912), që ishte pjesëmarrës në të gjitha akcionet e Lidhjës së Prizrenit, duke filluar nga sulmi i Kullave të Abdulla pashë Drenit dhe likuidimi i Maxhar pashës.

Mu ky Riza beg Gjakova,sipas historianit të mirënjohur Kosovar prof.dr. Zekiria Cana ishte iniciator dhe pjesëmarrës në të gjitha kryengritjet shqiptare, me një numër të madh luftëtarësh.U priu atyre në të gjitha betejat që bënë kryengritësit që prej ditëve të para të rezistencës shqipëtare antiturke dhe antiserbe duke përfunduar në betejat për mbrojtjën e Shkodrës bashkë me të birin 15 vjeçar Ceno Beg Kryeziun.

Bëri rezistencë në luftën kundër hordhive të Malit të Zi me 1912, në betejat e Nokshiqit, Plavës dhe Gucisë së bashku me Bajram Currin duke e bërë edhe rezistencën e fundit bashkarisht në brigjet e Krenës dhe Erenikut në Gjakovë, mu para pushtimit të këtij qyteti nga serbet dhe malazezët.

I biri i dytë i tij Rada Beg Kryeziu mori pjesë në luftën e Rozhajes kundër hordhive Mala zezëve. Ndërkaq veprimtarija e Gani Beg Kryeziut, kryesisht e lidhur me përpjekjet e tij në luftë me Italianët dhe Gjermanët, e njohur në historiografi si ”Lëvizja Kryeziu” e që pat një orientim pro perendimor u “kurorizuan” nga regjimi shovenist Jugosllav si tradhëti, duke i shpallur që të gjithë bashkëpunëtor të gjermanëve edhe pse mu këta ishin bartës të një lufte anti-fashiste pikërisht kundër gjermanëve hitlerian.

Gani beg Kryeziu, u dënue nga gjyqi ushtarak i qarkut të Beogradit nën akuza nga ato më të çuditëshme, apsurde por me interes që të zhdukën nga faqja e dheut edhe ata pak Kryezinjë të mbetur si pjesëtar të një familje me tradita patriotike,t’ju truajnë themelet mu sikurse bënë gjermanët me shtëpit dhe kullat e tyre të cilat i dogjën deri në themel. Mu ato kulla ku kishin folen trimat bashkëpuntorë dhe bashkëluftarë të Riza Beg Kryez- iut siç ishin:Isa Boletini, Hasan Prishtina, Sulejman Vokshi dhe patriotët tjerë. 

Dikur gjeneral i Armatës së Jugosllavisë, Petar Brajeviq-Gjura, gjakpirës i shqipëtarve, gjatë Luftës së Drenicës me në krye Shaban Polluzhën, ishte gjykatës i tij i cili kërkoi dënim me vdekje për Ganiun. Propozimi i tij do të ishte përfillë sikur të mos ishin intervenimet e aleatëve Britanik të cilët e njihnin dhe respektonin luftën dhe përpjekjet që bëri Ganiu gjatë luftës antifashiste. Punën e tyre gjelatët komunistë serb do ta bënin kur të vinin ”Kohëra më të mira”, atëherë, në muajin dhjetor të vitit 1949, masakruan edhe Ganiun në burgun e Sremska Mitrovicës, pas refuzimit të tij që t’i prijë një fushate kundër regjimit aktual në Shqipëri. Ai nuk la trashëgimtarë, sepse nuk ishte i martuar, nga shkaku se jetën ia kushtoj atëdheut, dhe luftës për çlirim nga robërija dhe bashkimit kombëtar, por la pas vete fjalët që i njeh historiografia ”Më mirë vor sesa horr”. Ky ishte dufi i tij i fundit që nën asnjë kusht nuk pranoj kurfarë bashkëpunimi me serbet përkundër faktit se ai ishte i vetëdijshëm se ky mos bashkëpunim do ti kushtoj me jetë, por ai pa hezitue, me vetëdije të plotë, zgjodhi vdekjen.

GAZETA: Po në luftën e fundit të UÇK-së të viti 1998/99 a kanë marr pjesë Kryezit?

U.Butka: Natyrisht se po, nuk ka luftë që ka bërë Kosova dhe Gjakova pa pjesëmarje aktive të pjesëtarve të kësaj familje. Në luftën e UÇK-së krahasë vëllezërve Haradinaj heroikisht luftuan edhe vëllezërit Kryeziu.Komandanti i Brigadës 137 Gjakova ishte Agron Kryeziu pjestar i kësaj familje i cili u printe të gjitha betejave në rafshin e Dukagjinit krahëpërkrahë vëllezërve Haradinaj. S’bashku me te si pjestar i UÇK-së i angazhuar në operacionet luftarake në Rrafshin e Dugagjinit ishte edhe Bahri Kryeziu i vllai i Komandant Agronit i cili u zu rob në Gjakovë nga forcat serbe dhe u dërgue në burgun e Dubravës ku u egzekutue.Por jo vetem kaq nga radhet e Kryezive kishte shum të internuar nepër kazamatët Serbe.

GEZETA: Pse liderët Kosovar hezitojnë me vlerësimin objektiv të kontributit të kësaj familje dhënë luftës për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.

U.Butka: Nuk di por mund të supozoj se kjo familja ka një hendikap sepse pjestarët e saj asnjëherë nuk ishin Marksista-Leninista por as Enverista dhe aq më pak Titista por gjithëherë nacionalista. Andaj me të drejtë pyetem se edhe çka duhet të bejnë Kryezit për të qenë të barabartë në vlerësim nga historiografia dhe pushteti aktual.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Tre filma nga Kosova fitojnë çmime në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Kush janë modelet e këtij degradimi