in

Kush janë modelet e këtij degradimi

Mevi Rafuna

Nëse doni ta shihni pasqyrën e kësaj shoqërie shikoni një seancë në Kuvendin e Kosovës. Duke filluar nga fjalori banal deri tek skenat e huliganizmit, histeria e deputetëve, akuza e kundër akuza për vrasje dhe krime e askush nga ata nuk ndëshkohet, ata vazhdojnë të marrin rroga nga taksat e popullit dhe ne vazhdojmë ta shohim cirkun e tyre. Deputetet femra a thua çfarë shembulli japin? Shumicës së tyre nuk ja u njohim zërin gjatë 1 apo më shumë mandateve, disa nga to janë të zëna duke bërë selfie dhe ato që flasin shpeshherë shfaqin një injorancë të karakterit të tyre.(Me përjashtime të rralla).

Shihni më pas televizionet tona. Kush janë ata që thirren analistë ( shumica të shitur për agjenda të huaja) që dërdëllisin nëpër studio televizive)sepse intelektualë më nuk kemi, ata të paktë janë të izoluar, e shpeshherë në luftë për ekzistencën qoftë shpirtërore apo materiale. Nuk kemi emisione edukative për të rinjët por kemi emisione degjenerimi si Përputhen dhe Its my love. Emisione kinse dashurie, por aty ka gjithçka përveç dashurisë.

Modele se si duhet të shitesh në një shoqëri ku vlera janë Botoxi dhe kerret e shtrenjta. Dëgjoni tekstet dhe shikoni spotet e këngëve tona. Aty femra portretizohet si objekt seksual për shfryrjen e maniakëve dhe drogirashëve që model të jetës kanë Pablo Escobar-in. Dhe jo më kot ato që i këndojnë ngjanë si putana dhe aspak artiste.

 Kur lodhen nga ajo lloj jete përqafojnë religjionin ekstrem e këndojnë ilahi ndërsa trupin e kanë plotë tattoo dhe hundët i mbajnë në miell të bardhë. Shikoni nëpër objektet fetare tek ne kush i mbanë ato ligjërata. Shumica e atyre klerikëve fetar thirrin për dhunën ndaj femrës, madje e legjitimojnë atë në shumë raste pasi që për ta femra është kurvë dhe duhet pritur hyrijat e xhenetit…

Më falni si mund të nxirren nga ky degradim modele që përfaqësojnë qytetarinë dhe emancipimin? Pse duhet të çuditemi për krime të rënda kur tek ne për çdo ditë mbillet ajo farë që rrit të keqen e madhe në shoqërinë tonë. Mungesa e edukimit të mirëfilltë dhe shkatërrimi i arsimit po i shfaqin frytet e veta për çdo ditë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Familja Kryeziu nuk ishin marksista-leninista, as Enverista e Titista

Mallkimi i diktaturës shqiptare