Nesër bëhet një javë qëkur kur kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se masat e reja kundër koronavirusit janë duke u respektuar, sidomos pjesa e kufizimeve.
Ai është shprehur se ka një stabilitet me Covid-19 në vend, duke marrë parasysh rritjet e mëdha të infeksionit ditëve të fundit. Zemaj tutje ka thënë se spitalet dhe personeli shëndetësor tashmë janë të mbingarkuar.
“Masat janë duke u respektuar sidomos pjesa e kufizimeve, dhe kërkojmë që kufizimet që janë edhe ditën të respektohen, grumbullimet e panevojshme të eliminohen njerëzit ta shtojnë kujdesin dhe ne të shkojmë duke ulur infeksionin”
“Kemi një stabilitet ta quaj ashtu kushtimisht të këtyre ditëve të atyre ditëve të atij pragu të lakores, por ne duhet të kujdesemi. Spitalet tona dhe personeli shëndetësorë tash është i mbingarkuar nga rastet”.