Minatorët e kombinatit metalurgjik “Trepça” janë hedhur në grevë brenda minierës, që nga dita e djeshme. Këtë e ka bërë të ditur edhe Gani Osmani nga Sindikata e Punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.
Ai tha se edhe përkundër paralajmërimit të Qeverisë se janë ndarë 1 milion euro për Trepçën, ato nuk janë alokuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes dhe punëtorët nuk kanë marrë pagat e tetorit.
“Për momentin janë 200 minatorë brenda minierës. Ata janë ndarë në horizonte dhe kanë thënë se nuk do të dalin nga greva derisa të marrinë pagat”, tha Osmani.