in

Xhudistet kosovare dhe izraelite, seanca të përbashkëta stërvitore në Izrael

Xhudistet e Kosovës, midis tyre edhe tri medaliste të arta olimpike – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi – zhvilluan stërvitje të përbashkëta me xhudistet izraelite në qytetin e Netanya, në Izrael.

Xhudistet e Kosovës, midis tyre edhe tri medaliste të arta olimpike – Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi – zhvilluan stërvitje të përbashkëta me xhudistet izraelite në qytetin e Netanya, në Izrael.

Ekipi i xhudisteve kosovare drejtohet nga kryetrajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka. Seancat stërvitore u ndoqën edhe nga ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

Postimi i ambasadores Ines Demiri

Në Netanya të Shtetit të Izraelit, pata nderin dhe kënaqësinë e jashtëzakonshme që të jem në shoqërinë e Ambasadorëve më të mirë të Republikës së Kosovës, në shoqërinë e heronjve tanë bashkëkohorë të cilët me tri medalje të arta të fituara në Lojërat Olimpike “Rio 2016” dhe “Tokio 2020” shkruan historinë e sportit të shtetit më të ri evropian me shkronja të arta – kryetrajneri i Kosovës në xhudo, z. Driton Kuka, xhudistet znj. Majlinda Kelmendi, znj. Nora Gjakova dhe znj. Distria Krasniqi.Me ftesë të Asociacionit të Xhudos së Izraelit, pjesëtarët e ekipit kosovar të xhudos, së bashku me medalistet olimpike të ekipit të Izraelit në xhudo dhe 300 vajza nga i gjithë Izraeli, morën në ngjarjen e jashtëzakonshme në kompleksin sportiv në Institutin Wingate në qytetin Netanya, ku zhvilluan një seancë të përbashkët stërvitore për të kremtuar sukseset e xhudisteve të të dy shteteve në Lojërat Olimpike në Tokio.I falënderoj përzemërsisht kryeshefin ekzekutiv të Asociacionit të Xhudos së Izraelit, z. c, dhe kryetrajnerin e ekipit të xhudisteve të Izraelit, z. Shany Hershko për ftesën.Jam e sigurt se sportistët tanë do t’i thellojnë edhe më shumë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Lini një Përgjigje

Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Shën Tereza organizatën “Gift of Life International”, mjekun Mazllum Belegu dhe humanisten Albana Krasniqi

Çfarë do të ndodhte nëse Shqipëria do të bëhej Shteti Hebre?