in

Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Shën Tereza organizatën “Gift of Life International”, mjekun Mazllum Belegu dhe humanisten Albana Krasniqi

Presidentja Osmani dekoroi me Medaljen Presidenciale Shën Tereza organizatën “Gift of Life International”, mjekun Mazllum Belegu dhe humanisten Albana Krasniqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me motivacionin për humanizëm të lartë dhe përkushtim profesional ndaj jetës dhe shëndetit të fëmijëve të Kosovës, ka dekoruar sot organizatën “Gift of Life International”, me Medaljen Presidenciale Shën Tereza, përfaqësuesin për Kosovë, prof. dr. Mazllum Belegun dhe anëtaren e Bordit të kësaj organizate Albana Krasniqi.

Organizata “Gift of Life Kosova”, në bashkëpunim me “Gift of Life International”, me seli në New York, merret me organizimin e dërgimit dhe trajtimit të fëmijëve me probleme në zemër në klinika në SHBA dhe shtete evropiane. Në Kosovë, janë realizuar falas intervenime kardiokirurgjike dhe programe parandaluese në dobi të fëmijëve me sëmundje të zemrës. Në ceremoninë e dekorimit, Presidentja Osmani ka vlerësuar kontributin e kësaj organizate, sikurse edhe të z. Belegu e znj. Krasniqi në ndihmën për trajtimin e fëmijëve të Kosovës që vuajnë nga problemet kardiake. “Kjo organizatë prej vitesh po bën një punë të jashtëzakonshme humanitare, duke trajtuar me qindra fëmijë të Kosovës, të cilët vuajnë nga problemet kardiake”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas saj, ky humanizëm ndaj fëmijëve, meriton vlerësimin e gjithë shoqërisë, dhe do të ketë mbështetjen e institucioneve shtetërore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

“Enver Hoxha do urdhëronte arrestimin dhe lirimin e Ismail Kadaresë”

Xhudistet kosovare dhe izraelite, seanca të përbashkëta stërvitore në Izrael