in

Vuçiç mbron Edi Ramën- ironizon Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vazhdimësi e ideologjisë së Enver Hoxhës, Nazi Xhafer Devës dhe Lidhjes së Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet e tyre bazohen në Lidhjen e parë të Prizrenit nga viti 1889, Lidhjen e dytë të Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja Balli Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u themelua në Nju Jork dhe që shkaktoi është ideologjia e tyre dhe Xhafer Devës, një burrë nga Mitrovica i cili ishte i pari që iu bashkua forcave pushtuese naziste”, tha Vuçiç.

Ai shpjegoi se Deva ishte ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë gjatë administratës naziste.

“Sot Albin Kurti po i rinovon një shtëpi në pjesën jugore të Mitrovicës, është çështje e lidhjes me një kriminel nazist të dënuar me vendim të formës së prerë. Burri që persekutoi jo vetëm serbët, por edhe hebrenjtë dhe të gjithë të tjerët. I madhi Xhafer Deva”, tha me ironi Vuçiç.

Ai theksoi se ky është ideologu i tyre, si dhe ish-presidenti komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha.

“Kurti ëndërron të jetë Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot (Edi) Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës dhe nëse mundet pak Zelensky. Prandaj marrëzitë që ‘Vuçiç është Putini i vogël’ janë gënjeshtra. Ne nuk jemi të interesuar për të gjitha këto, ne jemi të interesuar vetëm që ai ta lërë popullin serb rehat”, tha Vuçiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Blerim Latifi: Mos i dëgjoni talebanët shqipfolës

Kolonë kilometërshe e automjeteve në autostradën Prishtinë-Pejë