in

Kolonë kilometërshe e automjeteve në autostradën Prishtinë-Pejë

Për shkak edhe të motit të favorshëm, një numër i madh i tyre të vijnë në mbrëmje për të kaluar disa orë nën tingujt e muzikës në sheshe dhe me pijet e ngrohta që shërbehen.   

Rrugët kryesore të Prishtinës thuajse janë të bllokuara nga të gjtiha anët si pasojë e numrit të madh të automjeteve.

Në prag të festës së Vitit të Ri dhe organizimeve të ndryshme, rrugët e kryeqytetit vazhdojnë të jenë të ngarkuara.

Megjithatë, jo vetëm brenda zonës së qytetit ka tollovi të mëdha në trafik. Edhe rrugët nacionale në dalje të Prishtinës janë shumë të ngarkuara, e sidomos ajo në drejtim të Fushë Kosovës.

Siç njofton Hanife Osmani, gazetare e RTK-së, kolona disa kilometërshe është krijuar në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë në drejtim të Pejës.

Me organizimet e ndryshme kryesisht në qendër të Prishtinës, kryeqyteti është shndërruar në vend atraktiv edhe për qytetarët e komunave të tjera.

Për shkak edhe të motit të favorshëm, një numër i madh i tyre të vijnë në mbrëmje për të kaluar disa orë nën tingujt e muzikës në sheshe dhe me pijet e ngrohta që shërbehen.   

Lini një Përgjigje

Vuçiç mbron Edi Ramën- ironizon Kurtin

Diktatorët botërorë do të mësojnë nga debakli i Putinit në Ukrainë