in

Diktatorët botërorë do të mësojnë nga debakli i Putinit në Ukrainë

Robert Guest

Robert Guest beson se ata që e mbajnë sot pushtetin, do të mësojnë nga gabimet e Vladimir Putin. Tani bota duhet të sigurohet, që ata të nxjerrin përfundimet e duhura.

Siç thuhet, kur dy elefantë zihen mes vete, vuan bari nën ta. Por çfarë ndodh kur një ari i madh sulmon një kafshë më të vogël dhe merr një goditje të fortë gjatë atij dueli? Fjalët e urta tradicionale japin pak informacion këtu. E megjithatë këtu lind një pyetje vendimtare për vitin 2023.

Sepse hunda e përgjakur që mori Vladimir Putin në Ukrainë do të ndryshojë shumë përllogaritje gjeopolitike. Nëse Putini humbet, vendet si shtetet baltike, të cilat janë tmerruar nga Rusia, do të ndjejnë dukshëm tash e tutje më pak frikë. Të tjerët, natyrisht, do ta shohin një Rusi të mundur, që për ta do të ishte e   paparashikueshme. Kazakistani, për shembull, i cili, si Ukraina, ka një kufi të gjatë me Rusinë dhe një pakicë të madhe rusishtfolëse, ende nuk është kërcënuar drejtpërdrejt nga Putini.

Rezultati i luftës është gjithashtu vendimtar për Erdoganin

 Edhe më të mundshme janë kryengritjet në vende si Nigeria dhe Turqia. Politikat e këqija ekonomike e kanë shtuar rrezikun atje dhe zgjedhjet e komplikuara, janë në horizont në vitin2023. Turqia është një rast i pazakontë. Në nivel diplomatik, presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpreson të përfitojë nga lufta në Ukrainë, pavarësisht se si zhvillohet ajo.

Nëse Putini humbet dhe Rusia dobësohet seriozisht, mund të hapet një vakum pushteti në vendet për të cilat Turqia interesohet, si Siria dhe Kaukazi i Jugut. Nëse mbështetja e Rusisë për Armeninë dobësohet, Erdogan do të shtojë ndihmën e tij për Azerbajxhanin. Nëse lufta në Ukrainë zvarritet, Erdogan do të vazhdojë të luajë rol në të dyja anët.

Poshtërimi i Putinit në Ukrainë është një paralajmërim për autokratët

 Erdogani dëshiron që Moska edhe më tutje atë ta shpërblejë me gaz të lirë, kurse ai do të vazhdoi t´i lejojë paratë ruse dhe turistët rusë në vendin e tij. Por ai gjithashtu në të njejtën kohë do t’i shesë edhe më shumë armë Ukrainës dhe do të kërkojë kredi nga Perëndimi, për ndalesën që u bënë anijeve luftarake ruse që të hyjnë në Detin e Zi.

Në përgjithësi, një poshtërim i Putinit në Ukrainë mund të jetë një paralajmërim për autokratët, që të mendojnë para se të fillojnë luftëra të reja pushtuese – aq më tepër nëse Putini do të bjerë përfundimisht. Kjo është arsyeja pse mbështetësit e Ukrainës duhet të rrisin ndjeshëm ndihmën e tyre për këtë vend. Agresioni nuk duhet të shpërblehet dhe kjo duhet të jetë vërtet e dukshme. Sepse bota do të bëhet më paqësore në planin afatgjatë, nëse Putini e humb këtë luftë.

Robert Guest, Shef i Departamentit Ndërkombëtar, “The Economist”.

Nga Gjermanishtja, Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kolonë kilometërshe e automjeteve në autostradën Prishtinë-Pejë

Së paku 7 të vdekur nga një shpërthim në Turqi