in

Vip, Vip urra: Hoxhollarët me Big Brother të vetin !

Sherif Ramabaja

Pas organizimeve të Big Brother vetëm me VIP – at, disa hoxhallarë u paraqitën me kritika të rrepta, duke e quajtur këtë formë si shtëpi publike. Shikuar realitetin ne jemi më VIPA sesa ata, tha njëri nga hoxhët. Ka kaluar koha kur ne udhëtonim me gomar e kali. Sot edhe ne vozisim Lambourghini dhe Ferrari. Financimet tona kanë shumë burime,( po flas me gjysmë zëri të mos na dëgjoi kush): nga Turqia, Arabia, Serbia, Rusia etj. Pse t´i refuzojmë. Krejt çka kërkojnë nga ne është të ndërtojmë xhami dhe ta përhapim islamin. Këtë edhe zoti e kërkon.

Pra në këtë mënyrë ata kanë vendosur që një organizim të ngjashëm Big Brother ta bëjnë për veten e tyre, në mënyrë që ta tërheqin vëmendjen e të rinjve, popullit dhe të gjithë besimtarëve. Pra qëllimi është që popullit t´ia ndajnë vlerat e vërteta fetare, duke iu kundërvënë VIP-  ave në degjenerimin e publikut.

Ky është një obligim i yni thanë ata, në mënyrë që ta shpëtojmë devijimin e rinisë nga rruga e zotit.

Hoxhallarët që nga çlirimi e këndej janë popullarizuar duke qenë aktiv në media me deklarata, intervista, paraqitje publike, e sidomos në emisione televizive. Sidomos bie në sy pamja e tyre e jashtme me lloj – lloj lesh mjekra në forma dhe madhësi të ndryshme, duke ua kaluar edhe popave  luftënxitës serb. As kapelat nuk dihet nga i marrin, nga Rusia, Serbia, Turqia, shtetet arabe, apo nga ndonjë planet tjetër. Është mirë që nuk e përlyejnë plisin shqiptar, në kokat e tyre pa tru.

Një pjesë e tyre me të madhe janë të pranishëm në emisione të rregullta televizive, që dyshohet se paguhen për të përhapur ideologjinë e tyre mesjetare. Ata nuk ngurrojnë po e marrin rolin e mjekut, këshilltarit, pedagogut, intelektualit, politikanit, mësuesit, profesorit, politikologut, psikologut, psikiatrit, neurologut, kirurgut, magjistarit, astrologut, parashikuesit të së ardhmes, historianit, arkeologut, gomarologut, mjekut, inxhinierit, gjellëbërësit, bukëpjekësit, bujkut, bariut, seksologut, shkrimtarit, poetit, gjeografit, gjygjtarit, avokatit, policit, infermierit, mamisë, gjinekologut etj.

Dilema ishte se çfarë kriteresh dhe çfarë personalitetesh nga ta do t´i plotësonin kushtet elementare për t´i rritur kuotat e  shikueshmërisë.

Njëri nga organizatorët tha se unë do të kisha propozuar, t´i zgjedhim në bazë të pamjes së tyre. Shikoni tha, disa me mjekrat, kapelat apo veshjen e tyre duken si të ishin nga ndonjë planet tjetër. Kjo do ta zgjoj kureshtjen e shikuesve tha ai. Për disa duken sikur të ishim figura monstruoze, për të tretët nuk do të dinin se në çfarë kategorie do t´i përcaktonin tha tjetri.

U diskutua dhe u propozua që si temë e parë duhet të diskutohet sistemi politik i brendshëm, pastaj për gruan dhe gjininë femërore, shkollimin, festat siç janë krishtlindjet dhe Viti i Ri, pastaj diskutime mbi fetë e ndryshme, kombi dhe feja etj.

Njëri i cili e kishte marr këtë iniciativë vetëm po dëgjonte, por i përgëzoi për këto idetë të mrekullueshme. Mendoni secili nga ju për propozime shtesë dhe ide, në mënyrë që t´i zgjedhim më të preferuarit, u tha.

Pas hartimit të programit u ra dakord që t´i emëronin personat dhe t´i kontaktonin në mënyrë që t´i bindin për pjesëmarrje.

Së pari e kontaktuan Shqfqet Krasniqin. Në fillim i shau, u bërtiti duke i fyer, po kur ia theksuan shumën që mund ta fitonin erdh duke u zbutur. Nga Shefqet Krasniqi, kërkuan edhe ndihmë që t´i bindnin edhe të tjerët.

Së pari u ra dakord që të bisedonin për femrën shqiptare.

Kjo duhet të jetë një temë interesante, se si e sheh dhe e trajton feja islame femrën.

Njëri nga hoxhallarët me mjekër dhe kapelë që të ngjallte frikë e mori fjalën. Kjo është temë e preferuar e imja, sepse çdo herë u flas për këtë temë të rinjve dhe të pranishmëve.

Zoti e ka krijuar femrën, tha ai, për t´i shërbyer burrit, por burri sipas dëshirës mund t´i marr deri në 4 e më shumë gra. Kjo është një përparësi e fesë sonë. Si mund të kalohet jeta vetëm me një grua. Burri ua cakton radhën se te cila është sonte dhe vazhdon t´ua plotësoi kërkesat e dëshirat sipas udhëzimeve të kuranit.

Gruas nuk duhet besuar kurrë, vazhdoi ai. Ajo ka arritur që shejtanin ta fus në shishe, prandaj kujdes prej saj. A e dini si kanë thënë, gruaja i ka flokët e gjata, po mendjen e shkurtër.

Ne duhet femrën ta mbulojmë, të mos dal vetëm dhe të shumtën të qëndroj në shtëpi. Detyrat e saj janë kuzhina, punët shtëpiake dhe fëmijët. Kur del jashtë shtëpisë të kihet kujdes se si veshet dhe kurrsesi mos të lejohet vetëm, po gjithnjë me përcjellje.

Shkollimi nuk është për femrën, sepse aty mësojnë vetëm mbi dreqin, drogën, seksin, alkoolin, botën të cilën e udhëheq dreqi dhe çoroditjen.

Popullit shqiptar duhet t´ia largojmë traditën se martesat duhet të shkojnë deri në 7 breza. Ne duhet t´i ndjekim parimet turko – arabe, vetëm motrën nuk duhet ta martosh.

Mars – Rover (Satirë në vazhdime)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Më shumë mallra nga Serbia se nga Shqipëria?!

Mediat gjermane mbi presidentin serb: Më mirë një kompromis se sa sanksione