in

Mediat gjermane mbi presidentin serb: Më mirë një kompromis se sa sanksione

 

Serbia dhe Kosova nuk janë të lidhura vetëm me një kufi, por edhe me një armiqësi të thellë me vete. Presidenti nacionalist i Serbisë Vuçiq, tani po shqyrton një plan për normalizimin e kushteve. Me sa duket tash bën përshtypje kërcënimi i diplomatëve të BE-së.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë me dije se mund të pranojë planin e fundit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Negociatorët perëndimorë i kishin dhënë atij zgjedhjen për të pranuar planin, ose do të vuaj pasojat e ndërprerjes së negociatave të pranimit në BE, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja, tha ai në një konferencë shtypi.

“Nëse zgjedhja është që ne të ballafaqohemi me sanksione – dhe cili do të ishte sanksioni më i keq se tërheqja e investimeve – ose që nga ana tjetër të pranojmë menjëherë gjithçka që nënkupton anëtarësimi i Kosovës në OKB, atëherë unë jam për një rrugë kompromisi, sado i diskutueshëm të jetë ai”, shpjegoi Vuçiq.

Kosova, tani e banuar pothuajse ekskluzivisht nga shqiptarët, dikur ishte pjesë e Serbisë. Pas një kryengritjeje të armatosur nga shqiptarët e Kosovës dhe shkeljeve masive të të drejtave të njeriut nga forcat serbe të sigurisë, NATO reagoi në pranverën e vitit 1999 me bombardime, në atë që njihej atëherë pjesa tjetër e Jugosllavisë (Serbia dhe Mali i Zi).

Nga viti 1999 deri në vitin 2008, administrata e OKB-së Unmik menaxhoi zonën. Në vitin 2008 vendi u shpall i pavarur. Deri më sot, Serbia nuk e ka njohur këtë hap dhe kërkon që të kthehet në Kosovë. Përpjekjet diplomatike të Perëndimit në vitet e fundit, nuk kanë çuar në ndonjë normalizim domethënës të situatës. Kohët e fundit, tensionet ishin përshkallëzuar sërish në formën e bllokadës së rrugëve dhe incidenteve me të shtëna.

Plani gjermano-francez është konsensus në BE

Plani franko-gjerman u bë i njohur në vjeshtën e një viti më parë dhe nuk u publikua kurrë zyrtarisht. Megjithatë, pikat kyçe janë të njohura që kur iu dorëzua palëve. Ndër të tjera, parasheh që derisa Serbia dhe Kosova nuk e njohin zyrtarisht njëra-tjetrën, ato do të pranojnë reciprokisht ekzistencën e tyre shtetërore brenda kufijve aktualë. Në veçanti, Serbia do të ndërprente bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare me mbështetjen aktive të Rusisë. Pranimi i Kosovës në OKB deri më tani ka dështuar për shkak të vetos së Rusisë, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Nuk ka dyshim se ne nuk e kundërshtojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB, por ne edhe do ta pranonim de facto anëtarësimin e saj”, vazhdoi Vuçiq.

Nëse kjo do të ndodhte, në fakt do të ishte një pikë kthese në politikën e Vuçiqit për Kosovën, e cila deri më tani ka qenë e bazuar në nacionalizmin serb. “Situata gjeopolitike ka ndryshuar,” tha ai. Për shkak të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës, ka “nervozizëm në Evropë”. “Eskalimet në oborrin e shtëpisë” nuk do të toleroheshin më. Plani franko-gjerman prej kohësh është shndërruar në plan të BE-së, i cili mbështetet edhe nga pesë shtetet anëtare, që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Këto janë Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Me sa duket, kjo është arsyeja pse gjërat po fermentohen në partinë presidenciale të SNS. Në një mbledhje të bordit të SNS fundjavën e kaluar, disa pjesëmarrës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një ndryshimi të mundshëm të këtij kursi të papritur të Vuçiqit. Vuçiq, i cili është edhe kreu i SNS-së, më pas kërcënoi me dorëheqje, pas së cilës të gjitha kritikat ranë në heshtje, siç raportuan mediat serbe.

Të hënën në mbrëmje, Vuçiq ka theksuar se ende asgjë nuk është vendosur. Në fund fjalën e fundit duhet ta ketë parlamenti serb dhe “ndoshta edhe populli”.

Burimi: ntv.de, ino/dpa, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vip, Vip urra: Hoxhollarët me Big Brother të vetin !

CNN: Ish-zyrtari i lartë i FBI takoi Ramën, mori 225 mijë euro nga punonjësi i inteligjencës shqiptare