in

Vdiq aktori Shon Koneri

Vdiq aktori i famshëm skocez, Shon Koneri (Sean Connery) në moshën 90 vjeçare. Koneri pati karrierë të gjatë e të frytshme duke interpretuar në dhjetëra role që do të mbahen në mend kohë të gjatë. Është ndër personalitet më të fuqishme të artit kinematografik. Por mbahet në mend veçmas me rolin e Xhems Bondit (James Bond) , sepse e solli këtë rol për herë të parë në ekranin e kinemasë.

Djali i tij ka njoftuar se Sir Sean vdiq në gjumë, ndërsa po qëndronin në Bahamas dhe se aktori kishte qenë “i sëmurë për ca kohë”,

Karriera e tij e aktrimit zgjati dekada dhe mori çmimin Oskar në 1988 për rolin e policit irlandez në “Tw paprekshmit” (The Untouchables).

Filmat e tjerë të Sir Sean përfshinin The Hunt for Red October, Indiana Jones and the Last Crusade dhe The Rock.

Lini një Përgjigje

Pompeo në Forumin kundër Antisemitizmit

Maqedonia e Veriut: 1,085 të infektuar dhe 12 viktima nga Covid-19