in

Ugur Sahin i bindur se nga mesi i vitit të ardhshëm mundet pandemia

Ugur Sahin, që është drejtor i kompanisë gjermane BioNtech, të hënën e kaluar ka njoftuar për “The Guardian” se së bashku me kompaninë Pfizer kanë zhvilluar një vaksinë 9% efektive kundër COVID-19 dhe se ajo mund t’i japë fund pandemisë dhe nga mesi i vitit të ardhshëm do t’i kthehemi jetës normale.

“Po. Nga mesi i vitit të ardhshëm. Por, para se të ndodhë kjo, na pret një dimër i vështirë. Edhe sikur të nisë shpërndarja e vaksinës në dhjetor, situata nuk do të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, tha Sahin.

Shkencëtari me prejardhje turke shpjegoi edhe se si do të funksionojë vaksina.

“Vaksina pengon që COVID-19 të ketë akses në qelizat tona. Por, edhe nëse hyn në qeliza, ato e eliminojnë. Kemi hyrë shumë thellë në sistemin imunitar për të perfeksionuar mbrojtjen e vaksinës”, tha ai.

Lidhur me kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili akuzoi se lajmi për vaksinën u dha qëllimshëm pas zgjedhjeve në SHBA, Sahin theksoi se kjo çështje nuk duhet politizuar.

“Hetimi farmaceutik nuk duhet politizuar kurrë. Është çështje integriteti, nuk do të kishte qenë etike që të mbanim të fshehtë informacionin. E rëndësishme është që po merremi me vaksinën dhe nuk bëjmë politikë”, deklaroi Sahin.

Lini një Përgjigje

Kurti i bie pishman, u del në mbrojtje edhe Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Cilët janë prokurorët që po hetojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së