in

U arrestua marokeni që lavdëroi vrasjen e mësuesit

  

Një maroken u arrestua në Barcelonë pasi e lavdëroi vrasjen e mësuesit Samuel Paty afër Parisit dhe bëri thirrje për sulme tjera. Ai u ndalua të premten pasi publikoi mesazhe në rrjetet sociale në përkrahje të vrasjes që ndodhi më 16 tetor, kur mësuesit Samuel Paty iu pre koka nga një i ri me prejardhje çeçene.

I dyshuari u paraqit në një gjykatë në Barcelonë të shtunën dhe u la i lirë me kushtin që ta dorëzojë pasaportën dhe të paraqitet në gjykatë për çdo 14 ditë, njoftoi policia. Pas sulmit afër Parisit, Franca këtë javë u përball edhe me një sulm tjetër në Nice, ku një sulmues vrau tre persona dhe plagosi disa të tjerë.

Ministrat francezë kanë paralajmëruar se sulme të ngjashme mund të ketë përsëri, ndërsa presidenti Makron ka angazhuar mijëra ushtarë për t’i mbrojtur objektet fetare dhe shkollat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Armend Zemaj: Masat e reja për mbrojtjen nga COVID-19

Karantine totale?