in

Armend Zemaj: Masat e reja për mbrojtjen nga COVID-19

Zemaj ka treguar se qendrave tregtare u ndalohet aktiviteti nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.  Gastronomisë i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përveç shërbimit “merr me vete”. “Qendrat tregtare do t’iu ndalohet veprimtaria nga 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Ai gjithashtu ka treguar se institucionet publike dhe private do të duhet që të reduktojnë stafin. Në këtë kufizim të stafit nuk përfshihen institucionet e sigurisë dhe shëndetësia. “Është e domosdoshme që të reduktohet numri i stafit në nivel qendror, në institucionet publike dhe private. Shëndetësia dhe Siguria do të vazhdojnë të punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë Zemaj.

“Ligjëratat të zhvillohen vetëm online nëpër universitete”, ka shtuar tutje. Ai ka thënë se këto masa do të analizohen brenda 2 jave dhe do të rishikohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

A është Jozefina Topalli shpresa e Shqipërisë evropiane

U arrestua marokeni që lavdëroi vrasjen e mësuesit