Në monologun e hapjes së emisionit “Tucker Carlson Tonight” të edicionit të 23 nëntorit, Tucker Carlson flet për atë se si demokratët, kompanitë e mëdha teknologjike dhe mediat kryesore zhvilluan një luftë të padrejtë kundër Trampit në zgjedhjet e vitit 2020.
Keni dëgjuar shumë gjatë ditëve të fundit për sigurinë e makinave tona elektronike të votimit. Kjo është një çështje reale dhe serioze, pa marrë parasysh kush e ngre atë si çështje ose kush përpiqet ta refuzoj me të parën si teori konspiracioni.
Votimi elektronik nuk është aq i sigurt sa numërimi tradicional me duar dhe asnjëherë nuk do të jetë aq i sigurt. Votuesit mund ta shohin këtë, sepse është e qartë, andaj kjo i shqetëson ata. E pse nuk do të shqetësoheshin? Liderët tanë na kanë dhënë çdo arsye për të mos i besuar teknologjisë. Ata që tani po na thonë që të mos bëjmë pyetje lidhur me makinat e votimit, janë po të njejtit që dikur na thanë se telefonat tanë nuk janë duke na përgjuar. Ata janë duke gënjyer, dhe të gjithë e dimë këtë.
Vendet e tjera nuk përdorin votimin elektronik sepse e dinë se minon besimin në demokraci. Një sistem shtetëror nuk mund të funksionojë nëse askush nuk beson në integritetin e votës. Siç po zbulojmë tani, del se kjo çështje është e vërtetë edhe në këtë rast. Duke ecur para, medoemos ne duhet të zbulojmë saktësisht se çfarë ndodhi në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, pa marrë parasysh se sa kohë duhet që ky hetim të përfundohet ose se sa para harxhohen në të.
Dhe sapo të marrim përgjigje nga ai hetim, duhet ti kthehemi menjëherë sistemit tradicional të votimit, atij që i shërbeu demokracisë sonë për qindra vjet. Ajo që po bëhet tash, nuk është duke funksionuar. Në të vërtet kjo deklaratë është nënvlerësim i gjendjes së tanishme. Që nga e hëna natën, shteti i New York-ut ende nuk ka arritur që ti numëroj votat e pesë garave për Dhomën e Përfaqësuesve si shkak të votimit përmes postës. Kjo është një katastrofë dhe ne duhet të ndalojmë së pretenduari se nuk është ashtu.
Por gjithashtu nuk duhet të lejojmë që përqendrimi ynë në makineritë e votimit të na shkëpusë nga gjithçka që ndodhi në fillim të këtij muaji. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 nuk ishin të drejta dhe asnjë person i ndershëm nuk do të pretendonte se ishin të tilla. Sistemi ishte manipuluar kundër një kandidati dhe në favor të një tjetri, dhe e gjithë kjo nuk ishte bërë aspak fshehurazi.
Mediat e shfaqën haptazi bashkëpunimin e tyre me të nominuarit demokrat. Joe Biden dhe Kamala Harris refuzuan të japin ndonjë deklaratë se çfarë do të bënin nëse do të zgjidheshin. Në fakt askush nuk e di se cilat do të jenë veprimet e tyre, dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në asnjë zgjedhje presidenciale të historisë amerikane, por ishin mediat që ua mundësuan atë.
Në të njëjtën kohë, duke filluar nga pranvera, demokratët përdorën urgjencën tone të pandemisë për qëllimet të pafytyra partiake. Ata ndëshkuan mbështetësit e Trampit sepse u përpoqën të mblidheshin, por çliruan aktivistët e tyre – rebelë dhe vandalë nga Black Lives Matter dhe Antifa – plotësisht nga çdo masë bllokimi për Covid 19.
Kufizimet që ata zbatuan shkatërruan bizneset e vogla të Amerikës, zemrën e Partisë Republikane, ndërsa i bën donatorët e tyre fantastikisht më të pasur. Vetëm Jeff Bezos pa që vlera e tij neto u rrit me më shumë se 70 miliardë dollarë gjatë pandemisë.
Në këtë vazhdë, demokratët e përdorën koronavirusin edhe për të ndryshuar sistemin e votimit të përgjithshëm. Ata rritën jashtëzakonisht numrin e fletëvotimeve me postë sepse e dinin që kandidatët e tyre do të përfitonin nga votimi më pak i sigurt. Dhe kishin të drejtë.
Ata përdorën gjykatat për të neutralizuar organizimin më të efektshme të Partisë Republikane për të dalë në votë, Shoqata Kombëtare e Pushkëve (NRA) që kryente këtë funksion për breza të tërë. Nuk është shkruar aq sa duhet për të, mirëpo të gjithë që ata që janë përtokë e panë qartazi. Falë ngacmimeve ligjore nga e majta, NRA luajti një rol jashtëzakonisht të zvogëluar në këto zgjedhje, dhe kjo bëri një ndryshim të madh në shtetet e lëkundura si Pensilvania dhe të tjera.
Por mbi të gjitha, demokratët shfrytëzuan fuqinë e kompanive të mëdha teknologjike, për të fituar këto zgjedhje. Pothuajse të gjitha lajmet dhe të gjitha informacionet në botën anglishtfolëse udhëtojnë përmes një kompanie të vetme, Google. Një përqindje e madhe e debateve tona politike zhvillohen në Facebook dhe Twitter.
Nëse përdorni teknologjinë për të censuruar idetë që njerëzit lejohen të shprehin në internet, ju në fund të fundit kontrolloni edhe mënyrën se si do të votoj popullata. Dhe pikërisht këtë veprim ndërmorrën demokratët. Ata manipuluan zgjedhjet para syve të të gjithëve, dhe asnjeri s’bëri gjë për t’i ndaluar. Fox News