in

Joe Biden, letër shqiptaro-amerikanit: Zoti ju bekoftë!

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, me rastin Ditës së Falënderimeve, ka pranuar një letër nga presidenti i porsazgjedhur i ShBA-së, Joe Biden, shkruan Syri.net Kosova.

Këtë lajm Rexhepi e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, me ç’rast ka prezantuar edhe një pjesë të letrës së gjatë të dërguar nga presidenti Biden.

Ndër të tjera në letrën e Biden dërguar Rexhepit thuhet “Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë”.

Po ashtu Rexhepi pa bërë të ditur se ka pranuar rreth 50 letra nga senatorë e kongresistë amerikanë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Faleminderit – Thank you President JOE BIDEN

Miq jam shumë i nderuar të ju njoftoj që pak më parë kam marr në mënyrë elektronike një letër të gjatë nga Presidenti në ardhje i SHBA, z. Joe Biden me rastin e Ditës së falënderimeve.

Në letër ndër të tjera thuhet (po e postoj vetëm pjesërisht).

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falënderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë dhe Zoti i ruajttë trupat tona!

Joe Biden 

P. S. Po ashtu, në adresën time elektronike kanë arritur më shumë se 50 letra të tilla urimi nga Senatorë e Kongresistë Amerikan. © SYRI.net

Lini një Përgjigje

Kosova pëson nga Sllovakia, mungesat e bëjnë të vetën

Tucker Carlson: Po, zgjedhjet ishin të manipuluara në favor të Joe Biden