in ,

Sa i sëmurë është në të vërtetë Putini

Spekulimet se sa i sëmurë është Putini, dhe se cila sëmundje do ta rrëzojë më parë parkinsoni apo kanceri nuk kanë të mbaruar. Mirëpo kësaj radhe një veprim, apo thënë më saktë, një mosveprim i Putinit tregon shumë për gjendjen e tij shëndetësore. 

Fakti që Vladimir Putin dërgoi vetëm një përshëndetje për fillimin e sezonës së “Ligës e Hokejit të Natës”, nga shumë njerëz shihet si një tregues i qartë dhe i mëtejshëm i gjendjes së tij shëndetësore. 68-vjeçari është i sëmurë rëndë, thonë thashethemet në Moskë. Ai është duke u ndjerë shumë keq nëse nuk po merrë pjesë në një ngjarje kaq të rëndësishme të sportit të tij të preferuar. Herët e tjera jo vetëm që merrte pjesë për fillim-sezonë, por që nga viti 2011 ai hyn edhe vetë për të luajtur për njërin nga ekipet. Çdo vit me përpikshmëri. Natyrisht, çdo vit, përveç këtij të fundit.

Putin ka treguar shenja të sëmundjes edhe në paraqitjen e tij të fundit publike, në kulmimin e  konkursit të talenteve “Udhëheqësit e Rusisë” të Kremlinit, Presidenti tregoi shenja të dukshme të sëmundjes. Zëri i tij ishte i dobët, i shtirë, dhe kollitej gjatë gjithë kohës. Independent pa një pamje të ngjashme kur shoqëroi z. Putin në një vizitë fushate në Siberi javën e kaluar. Presidenti dukej sikur hiqte të zitë e ullirit në fjalime publike, bënte gabime dhe dukej i pafokusuar.

Ai po anulon edhe paraqitjet e tij publike dhe vizita të tjera të parapara në orarin e tij. Përveç hokejit, ai nuk ka shkuar as në rezidencën e tij verore në Soçi, nuk do të udhëtoj as në Lindjen e Largët Ruse, as nuk do të diskutoj për mikroelektronikën në Kremlin e as në forumin “Mentor 2018” në Moskë. Me një fjalë Putinin në kohët e fundit zor se e sheh në paraqitje publike.

Burimi kryesor i thashethemeve është historiani Valeri Soloëej, i cili pretendon të ketë kontakte shumë të ngushta me Kremlinin. Qysh në maj ai pretendoi se Putinit shumë shpejt do t’i duhej të japë dorëheqje sepse është duke marrë ilaçe me efekte të rënda anësore. Anëtarët e tjerë të qeverisë po flasin se ka shenja se do të ketë ndryshime rrënjësore në Kremlin.

Por çfarë kanë në vete këto thashetheme? Presidenti i Rusisë po plaket – dhe është nën vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor. Në këtë moshë, pastrimi i fytit shumë shpejt mund të shëndrrohet në një kollë të pandalshme.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kohët e fundit njoftoi se presidenti është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore. Kjo nuk e ndalon Soloëej-in dhe të tjerët të spekulojnë rreth Parkinsonit dhe madje edhe kancerit. Shkencëtarët rusë, përfshirë vajzën e Putinit, po punojnë si në ethe për zhvillimin e një ilaçi anti-kancer për presidentin. Putini do të japë dorëheqje nga froni i tij i artë më së largu në fillim të vitit të ardhshëm.

“Nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen për shkaqe shëndetësore”, tha shkencëtari politik i Kremlinit Alexei Muchin nga Frankfurter Rundschau. “Në këtë moshë, shëndeti i Putinit nuk është më ideal. Por përkujdesi mjekësor për të është shumë i mirë.”

Megjithatë është fakt se Putini ka preferuar të qëndrojë në rezidencën e tij në Novo-Ogaryova pranë Moskës këta muajt e fundit. Andaj, thashethemet nuk do të heshtin, dhe nuk janë pa arsye. The Berliner Kurier / The Independent

Lini një Përgjigje

Tucker Carlson: Po, zgjedhjet ishin të manipuluara në favor të Joe Biden

Der Standard”: Pas humbjes së gjyqit me Becchettin, nis konfiskimi i pasurive të Shqipërisë në Austri