in

Trump s’e pranon humbjen, kërkon drejtësi nëpër gjyqe

Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/Shutterstock (10434333bm) Donald Trump, Sauli Niinisto. President Donald Trump speaks during a meeting with Finnish President Sauli Niinisto in the Oval Office of the White House, in Washington Trump, Washington, USA - 02 Oct 2019

Kandidati presidencial i Republikanëve, Donald Trump, ka shkruar një përgjigje ndaj “Associated Press”, duke thënë se zgjedhjet nuk kanë mbaruar ende.

“Joe Biden nuk është certifikuar si fitues i asnjë shteti, e lëre më në ndonjë prej shteteve shumë të kontestueshme në vota”, ka shkruar Trump në letrën e dërguar AP-së.

Sipas tij, që nga e hëna, Trump bashkë me ekipin e kampanjës së tij do të fillojë të kërkojë drejtësi nëpër gjyqet amerikane.

“Që nga e hëna, ekipi i kampanjës sonë do fillojë të ngrejë padi penale në gjykata, për t’u siguruar që ligjet e zgjedhjeve po zbatohen plotësisht dhe do shpallin fituesin e duhur. Populli amerikan presin zgjedhje të ndershme: kjo nënkupton numërimin e të gjitha fletëvotimeve legjitime, e jo atyre jolegjitime. Mbetet shokuese mënyra se si kampanja e Biden refuzon të pajtohet me rregullat bazike dhe dëshiron numërimin e votave edhe kur mashtrojnë e fabrikojnë”, ka shkruar Trump tutje në letër, shkruan Gazeta Express.

Mediet bëjnë të ditur se Trump ishte duke luajtur golf kur mori vesh se kandidati demokrat, Joe Biden, u shpall presidenti i 46-të i SHBA-së.

Lini një Përgjigje

20 mijë biznese të mbyllura këtë vikend, dëmi deri në 15 mln E

Bajdenin e uroi ndër të parët kryeministri kanadez