Pas fitores së Xhoe Bajdenit dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, liderët nga vende të ndryshme të botës, uruan dyshen për fitoren kundër rivalit republikanë, Donald Trump.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ëshët ndër burrështetasit e parë që ia uroi fitoren Bajdenit dhe Harrisit, pastaj kryetari i Londrës, Sadiq Khan, Nicola Strugeon nga Skocia, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo.