in

20 mijë biznese të mbyllura këtë vikend, dëmi deri në 15 mln E

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se masat kufizuese që ka ndërmarrë Qeveria, kanë shkaktuar dëme të mëdha te bizneset.

Rukiqi, në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, ka thënë se vetëm në këtë vikend janë të mbyllura rreth 20 mijë biznese ku humbjet janë rreth 10-15 milionë euro.

“Sot janë mbyllur mbi 20 mijë biznese në gjithë vendin, nga këto masa janë prekur këto biznese që nuk do të punojnë gjatë fundjavës. Dëmet për këto biznese mund të arrijnë deri në 10 milionë apo 15 milionë euro brenda një dite. Ajo çfarë është më e keqja është se këto mjete që nuk shpenzohen në Kosovë do të shpenzohen në vendet e rajonit”, tha Rukiqi.

Rukiqi shtoi më tej se problem i dytë i këtyre masave është lajmërimi me vonesë, dhe se po ashtu kanë pasur probleme të shumta ta definojnë se cili është market i vogël.

“Gjatë gjithë ditës nuk kemi arritur të definojmë se çka është market i vogël, dhe si pasojë e kësaj kemi mijëra euro gjobë që janë shqiptuar. Qeveria duhet urgjentisht të miratojë edhe një përkrahje financiare për këto biznese që janë vazhdimisht të prekura nga pandemia”, theksoi ai.

Ndërkohë, kundër këtyre masave janë shprehur edhe gastronomët, të cilët edhe kanë protestuar gjatës ditës./GazetaBlic

Lini një Përgjigje

I arratisuri nga dënimi për krimin në Kosovë, punoi në US

Trump s’e pranon humbjen, kërkon drejtësi nëpër gjyqe