Në kuadër të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane Ana e Malit në Nju-Jork funksionon Fondacioni humanitar “Trojet tona”, i cili është shumë aktiv kohëve të fundit.
Ky fond para dy ditëve ka iniciuar me mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar të prekurit nga virusi COVID-19 në vendlindje. Ata për këtë janë duke e përdorur edhe platformën gofundme, shkruan Ulqini Online.
Siç mësohet nga ky fond, mjetet financiare që do grumbullohen do përdoren për blerjen e ilaçeve të sugjeruar nga mjekët për të sëmurët. Për këtë është formuar një grup këshillues mjekësor prej mjekëve nga Ana e Malit, Kraja dhe Ulqini i cili përbëhet nga: Dr. Kujtim Sella (udhëheqës i grupit); Dr. Blerina Arbneshi; Dr. Jasmin Hoxhqi; Dr. Sadije Hollaj; Dr. Hysni Myrtezaj.
Fondi kryesisht do të përdoret për blerjen e ilaçeve dhe këto ilaçe do të përdoren për popullatën e Anës së Malit, Ulqinit dhe Krajës.