Një person ka sulmuar sonte me thikë qytetarët dhe policët në qendër të qytetit të Gjakovës. Sulmuesin mw pas e arrestoi policia e Kosovës.
Arrestimin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës Nysret Gjurkaj. Ai tha se personi është në stacionin policor. “Policia ka marrë informatë nga qytetarët për një person me një shkop dhe thikë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes, kanë arrestuar qytetarin”, tha ai.
Ai tha se nuk ka informata për të lënduar dhe po ashtu nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.