in

TË MJERËVE QË MOHOJNË VETËVETEN!

Ska të lirë dhe të robëruar, ka të ditur dhe të paditur. Dhe rruga nëpër të cilën pushtuesi vjen, është autostrada e cila është ndërtuar në mendjet tona e cila ndërtohet mbi themele të paditurisë tonë. Këtë autostradë të cilën pushtuesit e kanë ndërtuar kohë më parë, nuk kemi arritur ta shkatërrojmë përmes arsimit të mirëfilltë. Dhe artileria me të cilën pushtuesi vjen së pari, është “mbrojtja” që na e ofron pushtuesi nga pushtues tjerë mundshëm. Pastaj janë bestytnitë, keqkuptimet fetare dhe vetëdija e ulët kombëtare.

Paradoksi është se robëria nuk na e ndryshoi dot kombësinë në tërësi, por as liria nuk na riktheu vetëdijen. Atë që se bënë armiqtë tonë në robëri, po e bëjnë tani. Si ka mundësi që shumë shqiptarë të cilët janë nga fshatrat e humbura malore të këtyre viseve, të deklarohen si turq në regjistrimin e popullsisë? Cili turk erdhi nga Anadolli dhe vendosi të jetojë në mal? Etninë tuaj e vërteton prejardhja juaj, e pretendimin tuaj e mohon vendi ku kanë jetuar të parët tuaj. Malet e një vendi i banojnë gjithmonë autoktonët e atij vendi!

O shqiptarë të Maqedonisë që dhuna u dëboi nga shtëpitë tuaja, marrëveshjet e fshehta ju nxorrën nga vendi juaj e shtëpitë armike u ndërtuan në tokën tuaj: deklarohuni shqiptarë! Kontriboni për kombin qoftë edhe me një nënshkrim të vetëm, pastaj jeto ku të duash, rri me kënd të duash. Në mos paç rrespekt për veten, të paktën mos e shaj. Në mos e daç vetveten, të paktën mos e moho!

Arbërorët e Maqedonisë

Lini një Përgjigje

Manastiri i Deçanit, ndërtuar nga arkitekti Vito Kuçi

Rilexime nostalgjike: GJELOSH GJOKAJ, artist i shquar