in

Të mërkurën, seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit

Konferenca e parë statusore kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të mbahet të mërkurën, më 18 nëntor, në orën 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake ftoi të katër të akuzuarit – Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, si edhe avokatët e tyre mbrojtës për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Në Rregulloren e procedurës dhe provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulli 96, thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thërret një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundur, pas paraqitjes së parë të të akuzuarit”.

Katër eprorët e UÇK-së janë paraqitur javën e shkuar për herë të parë para Gjykatës Speciale.

Më 9 nëntor, Krasniqi dhe Thaçi ishin të parët që u paraqitën para gjykatës me seli në Hagë me ç`rast u deklaruan të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Një ditë më pas të martën e 10 nëntorit, edhe Kadri Veseli pati paraqitjen e parë para kësaj gjykate ku u vetëdeklarua i pafajshëm, kurse Rexhep Selimi ishte i fundit që u përball me Specialen, më 11 nëntor ku gjithashtu u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tij, njofton Klan Kosova.

Ata akuzohen për krime lufte.

Lini një Përgjigje

Trump i zhgënjyer me Fox News-in e tij të preferuar

Incidenti në Izrael, tekniku medicinal pështyu portretin e Krishtit