Bashkëpunëtorët e Donald Trump po shqyrtojnë mundësinë e investimit në rrjetin televiziv konservator Newsmax TV, i cili mbështeste hapur presidentin aktual gjatë zgjedhjeve dhe që është i vetmi që nuk e ka deklaruar ende Joe Biden fitues të zgjedhjeve, shkruan Daily Mail. Wall Street Journal raportoi se Hicks Equity Firm, një kompani private aksionare e lidhur me bashkëkryetarin e Komitetit Kombëtar Republikan, ka shprehur interes në Newwmax si një konkurrent i Fox News.Newsmax ka shënua rritje të vlerësimeve që nga dita e zgjedhjeve, kur disa konservatorë dhe mbështetës të Trump ishin të mërzitur që Fox News dhe stacione të tjera televizive të ngjashme kishin shpallur Joe Biden president të zgjedhur.Me seli në West Palm Beach, Florida, ku ka selinë kursi ndërkombëtar i golfit i Trump, Newsmax ka qëndruar prapa akuzave të pabaza të Presidentit Trump për mashtrime zgjedhore. E paqartë është deri ku kanë arritur negociatat midis Hicks Equity dhe Newsmax, raporton The Journal, por CEO i Newsmax Media, Chris Ruddy tha se ende nuk janë arritur marrëveshje konkrete.‘Newsmax kurrë nuk ka bërë biznes me grupin Hicks dhe nëse është e vërtetë që ata përdorën emrin tonë për qëllime të mbledhjes së fondeve, është plotësisht e papërshtatshme’, tha Ruddy për The Journal, duke shtuar se Newsmax ka pasur disa biseda me ekipin e Trump gjatë viteve. Sulmet e Fox NewsNdërkohë, marrëdhënia e Trump me Fox News përkeqësohet. Shikueshmëria ditore e Fox News vazhdon të bie ”, shkroi Trump në Twitter më 12 nëntor. ‘është ë e trishtw të shikosh se çfarë po ndodh, por ata harruan se çfarë i bëri ata të suksesshëm, çfarë i solli atje. Ata harruan Patën e Artë. Dallimi më i madh midis zgjedhjeve 2016 dhe 2020 ishte Fox News! ‘Kritikat e tij ndaj Fox News pas zgjedhjeve erdhën në të njëjtën kohë me lëvdatat për Newsmax dhe Rrjetin e Lajmeve One America (OANN), rrjeti i ekstremit të djathtë dhe pro-Trumpit.