in

Incidenti në Izrael, tekniku medicinal pështyu portretin e Krishtit

 Në Izrael, në mes të etheve të pandemisë së koronavirusit, një punëtor i ambulancës u pushua nga puna për shkak se pështyu portretin e Jezu Krishtit, ndërsa ishte duke vizituar një familje të krishterë, shkruan BBC. Një teknik mjekësor u filmua nga një kamerë vëzhgimi duke hequr maskwn mbrojtëse, duke pështyrë në tre fotografi në korridorin e përbashkët të një blloku apartamenti në Jaffa, Tel Aviv. Ai më vonë shpjegoi se e bëri këtë sepse imazhet janë një formë idhujtarie që Bibla Hebraike e ndalon.  Ambulanca izraelite Magen David Adom dënoi me forcë veprimin e tij. Ata thanë se ai nuk ishte i denjë të përfaqësonte organizatën e tyre dhe menjëherë u pushua nga puna. Incidenti ndodhi të dielën kur një punonjës u dërgua në një bllok apartamentësh ku banorët janë të krishterë. Kamerat e sigurisë e filmuan atë duke hequr maskën dhe kostumin e tij mbrojtës dhe më pas duke pështyrë imazhin tre herë me radhë. Ai më pas u filmua duke vënë përsëri maskën dhe kostumin e tij dhe duke hyrë në ashensor.Ndërsa po largohej nga ndërtesa, një nga banorët iu afrua dhe e pyeti pse pështyu në foto, ai u përgjigj: ‘Në Judaizëm është blasfemi’.

Lini një Përgjigje

Të mërkurën, seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit

Kosovë, 688 raste pozitive, 11 raste të vdekjes nga COVID-19