in

Sot 80- vjet, në Kosovë shkeli misioni i parë shkollor nga Shqipëria

Shkruan: Rexhep Rifati

Me pietet e nderim kujtojmë gjithë ata mësues e mësuese që punuan në Kosovë e trojet tjera shqiptare, duke shpërnadarë fanarin e diturisë kudo që arritën, përkundër sfidave me të  cilat u përballën.Do theksuar se me vendimin e Ministrit të Arsimit, Ernest Koliqit, pikërisht sot 80 vjet, më 13 Korrik 1941, në Prizren arriti Misioni i parë shkollor në Kosovë, në krye me Ali Hashrovën, shoqëruar nga 70-80 arsimtarë, i cili në raportin e parë dërguar shtetit shqiptar shkruantese:  “Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazëm sikur po u zbriste Perëndia nga qielltë”.

– Sot në këtë përvjetor për ngjarje madhore për arsimin dhe popullin e Kosovës, nuk pati asnjë eveniment, me përjashtim të TV “Temës” në Ferizaj, ku pata një bisedë lidhur me këtë jubile të madh të pashënuar !Shkruan: Rexhep RifatiSipas shënimeve që kam arritur të tuboj: Në një mbledhje të Ministrisë së Arsimit të asaj kohe u vendos të dërgohej një Mision Shkollor për të hapur kurse e shkolla shqipe në Kosovë e në vise të tjera të Jugosllavisë të banuara nga shqiptarë. Në mbledhje, Ali Hashorva, që kishte mbaruar studimet në Firencë për filozofi – pedagogji, kërkoi të ishte anëtar i misionit. Ministria e pranoi kërkesën e tij dhe e caktoi kryetar të misionit, duke caktuar 70-80 arsimtarë të tjerë për t’iu bashkuar atij misioni, shumica kosovarë, që kishin studiuar në Shqipëri ose jashtë saj me bursë shqiptare.

Ja se si e përshkruan arritjen e këtij misioni, vet kryetari i parë i këtij Misioni Shkollor, Ali Hashrova:  “Kudo që vajtëm na pritën me gëzim e entuziazëm sikur po u zbriste Perëndia nga qielltë”, -me këto fjalë fillon raporti i parë që kryetari i Misionit të Jashtëzakonshëm për hapjen e shkollave dhe kurseve të gjuhës shqipe në Kosovë, Ali Hashrova, i dërgonte shtetit shqiptar më 25. 7,1941- “Na turreshin nga prapa  si të dehur duke na pyetur : “Kur po na vjen Shqipnia , kur po na vijnë mësueset e Shqipnisë?” ose : “Kur po na vjen Albania?”e na luteshin që të mos i “mashtrojmë”, t`u thoshim të vërtetën…Fryma shqiptare po buçet në të gjitha anët e Kosovës . Sundimi i rëndë serb jo vetëm nuk e ka përulur shqiptarësinë e krenarinë e këtij populli, por e ka forcuar ca më tepër. Burrat e mëdhenj e trimat legjendar të luftërave të Skënderbeut këtu  i kemi të gjallë përpara syve, te hedhur nga shtati, të drejtë nga trupi, të lehtë në lëvizje.

 Tirania serbe nuk ka mundur ta prek fort as gjuhën shqipe, e cila flitet kudo e bukur dhe e virgjër, sikur ka qenë folur që në kohët e para ”Paraprakisht, përmes një vendimi Ministri i Arsimit, Ernest  Koliqi, të datës 23 Qershor 1941 i drejtohet Ali Hashrovës, ku ndër të tjerë i bën me dije se anëtarë të këtij misioni që do të drejtohen nga Hashrova janë:1) Jonuz Blakçori, Profesor i Shkollës së Punës, Tiranë2) Abdurrahim Buza, Profesor në Liceun e Tiranës,3) Flora Pali, mësuese n`Institutin Donika Kastrati4) Shaban Arra, Inspektor`i Arsimit t`Kosovës5) Zef Pali , mësues i gjuhës shqipe në Liceun e Shkodrës6) Xhavit Nimani, mësues në qarkun e Kosovës dhe7) Fadil Haxhihoxha, mësues në qarkun e Kosovës.Pas vitit 1947 qëndrimi për eliminimin e arsimit shqiptar ka qenë permanent. Që në qershorin e vitit 1948 Qeveria Jugosllave largoi e dëboi nga Kosova për në Shqipëri 714 mësues të ardhur nga Shqipëria në Kosovë nga viti 1941 e më pastaj.

Nga personeli mësuesve të viteve 1941-1951, që shërbyen në Kosovë, u vranë ose u varën 25 mësues nga të cilët dy lumjanë të Kukësit, u burgosën në kampet e internimit në Jugosllavi, por edhe në Shqipëri, 252 mësues e profesorë dhe 45 të tjerë që u dëbuan nga vendlindja për në Turqi, Greqi e deri në Australi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Regjistrimi i popullatës me 2011 – mashtrimi më i madh në njëzetë vjeteshin e fundit

"Kemi nevojë për mësues që janë entuziastë për dixhitalin": autorja bën thirrje që shkolla të ndryshojë që tani