in

Regjistrimi i popullatës me 2011 – mashtrimi më i madh në njëzetë vjeteshin e fundit

 

Dikur para botës thoshim se jemi 95 për qind shqiptarë.  Rugova e përsëriste në çdo konferencë shtypi. Ish- zyrtarë të mjerë e zëvendësuan shqiptarësinë me myslimanizëm.   

Gani Mehmetaj

Jemi 95 për qind myslimanë, çirreshin në kupë të qiellit ish- zyrtarë të mjerë, sa herë që Evropa dhe SHBA-të duhej të vendosnin për Dardaninë dhe për shqiptarët. I kishte shkel me para Turqia e shtetet arabe, prandaj gënjenin pa fije turpi. Gënjeshtrat e tyre i përsërisnin të huajt, kur donin të na i mbyllnin dyert e Evropës.  Nuk janë myslimanë 95 për qind as në Turqi, nga ka ardhur presioni që ta paraqesin këtë përqindje myslimane, e lere më në Dardani. Dikur para botës thoshim se jemi 95 për qind shqiptarë.  Rugova e përsëriste në çdo konferencë shtypi. Ish zyrtarët e mjerë e zëvendësojnë shqiptarësinë me myslimanizëm. 

Si u bë regjistrimi i popullsisë me 2011 dhe pse u bë me aq nxitim? Regjistrimi ishte i përgatitur, i sajuar, i urdhëruar, i mbikëqyrur   dhe i ekzekutuar nga Turqia. Zyrtarët tanë vetëm i shpallën “rezultatet” e regjistrimit, sepse gjërat ishin përgatitur që më parë.

Në krye të regjistrimit të popullatës me shumicë shqiptare ishte turku Mahir Jagxhilllar, i emëruar ministër i Shërbimeve publike në Qeverinë e Kosovës, i njohur si shërbëtor që ia mbante çantën e dorës ambasadores turke.   

  Regjistrimi u bë më nguti, sikur t’i ndiqte dikush prapa, ndërsa ekspertët thoshin se nuk ka asnjë arsye për nxitim, se nuk na duhej regjistrimi i tillë që synonte të nxirrte me çdo kusht shqiptarët myslimanë, se është i sajuar dhe i dirigjuar. Në këtë nguti të qeverisë kukull e Turqisë, dolën të tjerë që thanë se regjistrimi është i sajuar, formularët dhe dokumentacioni i përgatitur që më parë, kështu që dalja në terren e regjistruesve ishte sa për sy e faqe, mashtrim, shpërdorim i parasë publike.

Regjistrimit fetar të popullsisë, ku i nxorën me mashtrime 95 për qind myslimanë, do t’ia shihni sherrin, e thanë në mënyrë profetike shumë njerëz që e shihnin se ky falsifikim po bëhet për fatkeqësinë tonë kombëtare dhe si armë turke kundër futjes së Dardanisë në Evropë, a si shantazh Perëndimit që t’i bënin favore Turqisë, meqë e kishte në dorë qeverinë tonë. Dhe po ia shohim sherrin, sepse askush nuk do ta pranojë një shtet mysliman, që dyshojnë se mund të jetë bombë e kurdisur a kalë i Trojës në qytetërimin evropianë. Ndërkaq, qytetërimi evropianë është qytetërim i krishterë.     

Prandaj që të hiqet njolla e turpit, Qeveria Kurti duhet ta shpall regjistrimin e popullsisë për ta dëshmuar se nuk varet nga fondet islamike si qeveritë e mëparshme. Është e ngutshme që qeveria të krijojë kushtet për regjistrim pa tutelën e Turqisë e të shoqatave islamike që derdhin lum parash për falsifikime. Zvarritja e regjistrimit është e dëmshme. Regjistrimi duhet të bëhet para se të dalin Komisionet antishqiptare të Kuvendit të Kosovës për  futjen e shamisë në shkolla, ku deputetet minoritare-mercenare duan të na shndërrojnë në shtet puro islamikë.  

Falsifikimi i popullsisë është bërë edhe në Shqipëri, në të njëjtën mënyrë dhe nga të njëjtët sponsorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Plani i fshehtë i Erdogan për të strehuar Vëllazërinë Muslimane të Egjiptit në Shqipëri, çfarë luhet nën rrogoz

Sot 80- vjet, në Kosovë shkeli misioni i parë shkollor nga Shqipëria