Shkruan: Ndue Ukaj
Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndihem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UÇK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjtë e romët.
Një formulim i tillë është i marrë, puro politik dhe përbën një mega skandal, prandaj edhe duhet ta shqetësojë secilin shqiptar, e veçanërisht shqiptarët katolikë.
E vërteta është se shqiptarët – katolikë, myslimanë, protestantë dhe të pafe – së bashku kanë zhvilluar luftë për liri, pavarësi dhe demokraci, në atdheun e tyre autokton, ku janë shtypur e vrarë nga regjimi barbar i Serbisë.
Një tendencë e tillë qartësisht ka prapavijë të rrezikshme politike.
Sepse ne të gjithë e dimë se shqiptarët kështu dëshiron t’i paraqesë vetëm Serbia.
Një pretendim i tillë është ahistorik, joetik dhe më së paku ka të bëjë me drejtësi. Prandaj, asnjë shqiptar nuk duhet ta gëlltitë këtë intrigë të rrezikshme.