Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar zgjedhje të reja në Kosovë.
Haradinaj e ka kërkuar kaherë postin e presidentit, prejse është përfolur se Thaçin mund ta thërrasë Specialja. Po ashtu edhe AAK-ja, e ka propozuar këtë të fundit për president të vendit. Por, nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes të koalicionit qeverisës LDK-AAK-Nisma, Haradinaj thotë se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.
“Unë jam i gatshëm të diskutoj për çështjen e presidentit. Aleanca e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Megjithatë në këto rrethana zgjedhjet janë zgjidhje”, është shprehur Haradinaj.
“Ne veç kemi hy në kalendarin zgjedhor dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, shtoi Haradinaj në Klan.
Kujtojmë se aktakuza e konfirmuar për Hashim Thaçin, detyroi këtë të fundit të japë dorëheqje nga posti i presidentit.
Posti i ushtrueses së detyrës së këtij posti, në bazë të Kushtetutës, i takon kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.