in

Joe Biden shumë afër të bëhet President i ri i SHBA-së

Kur nuk kanë mbetur edhe shumë vota për t’u numëruar, Joe Biden është gjithnjë e më afër fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Rezultatet e fundit nga zgjedhjet në SHBA e afrojnë kandidatin demokrat Joe Biden tek presidenca e shtetit.

CNN ka publikuar rezultatet nga katër shtetet kryesore ku Biden prin në secilën prej tyre.

Biden ka realizuar një përmbysje të madhe në Pennsylvania, ku nga disavantazhi prej mbi 400 mijë votash ka kaluar në epërsi aktualisht prej 13.709 votash.

Bidenit i mjaftojnë vetëm edhe gjashtë vota të Kolegjit Zgjedhor për t’u konfirmuar president i ri në SHBA.

 Rezultatet:

Georgia: Biden +1.603 vota

Pennsylvania: Biden +13.709 vota

Nevada: Biden +20.137 vota

Arizona: Biden +40.954 vota

Lini një Përgjigje

Ramush Haradinaj, ose president shteti, ose zgjedhje të reja

Cili ishte zhgënjimi më i madh i Majlinda Kelmendit