Kampionia jonë Olimpike, Majlinda Kelmendi, tregoi gjerë e gjatë për suksesin dhe zhgënjimet e saj gjatë karrierës si xhudiste.
Kelmendi e cila në vitin 2016 fitoi medaljen e artë Olimpike në “Rio 2016”, në emisionin, “Sui Generis” tregoi për suksesin e saj, madje përmendi një zhgënjim të madh që e kishte gjatë kohës kur ishte pjesë e Shqipërisë, shkruan IndeksOnline“Kur jam bërë kampione olimpike, të gjithë xhudistët pushojnë me 1 apo 2 vjet, por unë jo, jam rikthyer pas 2 jave dhe nuk jam njeri qe e shijoj shumë suksesin. Unë nuk kam diçka të veçantë, por me punë dhe me një trajner kam arritur këtu ku jam”, u shpreh Majlinda.
Por, Majlinda përmendi edhe zhgënjimin më të madh që ka pasur gjatë karrierës së saj.
“Zhgënjimi më i madh ka qenë që s’kam pasur mundësi të përfaqësoj Kosovën derisa ne u bëmë pjesë e Lojërave Olimpike, kënaqësi ishte edhe ta përfaqësoj Shqipërinë”, tha ajo.