in

Isa Mustafa: presidenti i takon Partisë Demokratike të Kosovës

 

 

 

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, tha se kryeministrin e ka partia e tij, kryeparlamentaren Lëvizja Vetëvendosje, kurse presidenti i takon PDK-së. 

Në pyetjen se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për president, tha se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK-së.

“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore. Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka kryeministrin dhe pozita e presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend. Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese” , tha Mustafa për syri.net.

‘Në këtë koalicion e kemi kryeministrin. Në qoftë se në këtë konstelacion politik dhe parlamentar nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje dhe përfundojmë në zgjedhje të përgjithshme si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, atëherë hapem edhe kombinime tjera, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme”.

Mustafa, i pyetur se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale për presidente, ka thënë “Jo. S’do të gabojmë dy herë”.

“Vjosën e kandiduam për Kryeministre me qëllime të mira, me të tilla sikurse që edhe e lidhëm koalicionin me VV. Doli se dallimet predominuan këto qëllime. Mirë që përfundoi me kohë, si martesa e paqëndrueshme. Nuk na ka mbetur shumë dashuri për kontakte, por nuk kemi as urrejtje”.

Lini një Përgjigje

Hashim Thaçi do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën

Si katolik ndihem tmerrësisht i fyer nga aktakuza e Speciales