Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me bllokadën që Bullgariapo i bën integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, tha ambasadorja e SHBA-sënë Shkup, Kate Byrnes.
Në një intervistë për Televizionin Telma në Maqedoninë e Veriut,ajo tha se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen jashtë procesit tëintegrimit dhe vuri në dukje se Uashingtoni e kishte bërë shumë të qartë sedëshironte të shihte mbajtjen e një konference ndërqeveritare të BE-së meMaqedoninë e Veriut, deri në fund të këtij viti.
“Ne e shohim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE sinjë interes të përbashkët”, tha Byrnes.
Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin eMaqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pasi kërkon që Shkupi të pranojë sesi identiteti, ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare.
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski ka thënë ditë më parë,në një intervistë për televizionin austriak ORF, se kërkesat bullgare janë“përtej mendjes së shëndoshë”.
Maqedonia e Veriut mbetet në qëndrimin se maqedonishtja ështënjë gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dheidentitetit kombëtar të vendit. Zyrtarët maqedonas kanë thënë se për çështjet eidentitetit nuk do të pranojnë asnjëherë të bisedojnë me Bullgarinë.