in

Gjykata refuzon lirimin me kusht të Salih Mustafës

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara nëHagë, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht tëish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në vendimin i cili është publikuar në faqen e Dhomave tëSpecializuara ndër arsyet e refuzimit përmendet “pozicioni i Mustafësbrenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atijqasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur;pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejëkrime të mëtejshme”.

Mustafa u arrestua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet nëperiferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar aktakuza për dyshimet përkryerjen e krimeve të luftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar,trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Arrestimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave tëSpecializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe siGjykata Speciale – në vitin 2015.

Ai në paraqitjen e parë para gjykatësit të procedurës paraprakeu deklarua i pafajshëm për akuzat për krime lufte të ngritura nga Dhomat eSpecializuara në Hagë.

Në kërkesën për lirimin me kusht nga paraburgimi mbrojtja eMustafës kishte paraqitur si arsye faktin se Mustafa “banon në Kosovë dhedëshiron të rifillojë punën e tij aktuale”, pastaj që ai është”paraqitur vullnetarisht për intervistim nga Zyra e Prokurorit tëSpecializuar dhe se i njëjti do të dorëzojë vullnetarisht pasaportën e tij dhedo të paraqitet pranë Dhomave të Specializuara sipas kërkesës”.

Ndërsa prokuroria në kundërshtimin e saj ka thënë se “pasdorëzimit të materialit mbështetës të aktakuzës, tek Mustafa është rriturnxitja për të ikur sepse tash është i vetëjdishëm për mundësitë konkrete tëdënimit, dhe se rreziku nga ikja është më e madhe marrë parasysh numrin ekufizuar të shteteve me cilat Kosova ka marrëveshje për ekstradim”, njofton Evropa e Lirë, transmeton Dardania Press. 

Gjykata e Kosovës e përbërë nga Dhomat eSpecializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar meinsistimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe financohet kryesisht nga BashkimiEvropian. Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportittë Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran DickMarty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtaretë Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Lini një Përgjigje

G-20: Shumë fjalë dhe disa nisma të mira

SHBA-ja e zhgënjyer me bllokadën bullgare