in

Lypëset islamikë në kryeqytet

 1. Allah, evlad, sadaka, bani sevapë, allahu ua shpërbleftë, ishte refreni i shkëputur i një lypësi jevg në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Lypësi me mjekër vehabi  ulërinte me sa fuqi që kishte, stërkalat e pështymës shpërndaheshin gjithandej, ndërsa një fëmijë i fjetur pushonte pranë tij në karrocë invalidësh.

Është vështirë të besohet se fëmija (evladi, në emër të të cilit kërkonte sadaka), në karrocën e invalidit mund të flinte në atë zhurmë. Se a i kishin dhënë qetësues për gjumë apo ndonjë narkotikë tjetër, vështirë të dihet, por policisë nuk u bëri përshtypje as lypësi pa maskë mbrojtëse , as fëmija i keqtrajtuar. I gjobisin  me të drejtë mbi 800 qytetarë gjatë ditës për mos mbajte të maskave, ndërsa lypësi me fëmijën nuk kishin maska.

2. Nuk është i vetmi lypës islamikë i importuar nga shteti amë. Një tjetër lypës qanë e vajton për luftërat e xhihadit të kohës së Muhametit, reciton pjesë nga lufta e Qerbelasë, kurse shtrihet në Sheshin kryesor për shtatë palë qejfe. Askush nuk i jep lëmoshë, por ai vazhdon të recitoj pjesë nga vargjet ” e shenjta”. Dikush e ka paguar sa ai të bëjë palaçon e vajeve për “luftërat e shenjta”.

3. Lypëset për “Jetimet e Ballkani”, vajza të reja, të ushqyera dhe të veshura mirë, po ashtu e shtrijnë dorën me një copë letër- faturë dëshmie në dorë  e një kuti kursimesh. Secilit i afrohen  dhe i kërkojnë para “për jetimë”. Disa thonë se këtyre  vajzave të bukura ua paguajnë nga 20 euro ditën.  

Lustraxhiut nga Korça, që ua fshinë këpucët prishtinasve, inspektorët e policët i krijojnë probleme, edhe pse ai bënë punë të ndershme, kurse lypsët islamikë nuk i pengojnë.

Çfarë pamje të shëmtuar duket e gjithë kjo, si të ishim në Kandahari e jo në një kryeqytet evropianë, ku në prapavijë  janë dritat dhe Pema e Krishtlindjes.

Lini një Përgjigje

SHBA-ja e zhgënjyer me bllokadën bullgare

Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe pa mashtrime