in

Rreth 63 milionë e ndoqën debatin Trump-Biden

Debatin e dytë televiziv dhe të fundit, midis rivalëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Joe Biden, e ndoqën rreth 63 milionë teleshikues. Këto rezultate i publikoi kompania e sondazheve ”Nielsen”.

Debati i dytë dhe i fundit presidencial ishte më i qetë se sa përballja e ashpër e parë midis Donald Trump dhe Joe Biden dhe zbuloi politikat konkurruese të dy kandidatëve, ndërsa përballeshin për herën e tyre të fundit.

Debati u zhvillua vetëm 11 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe filloi me çështjen kryesore, atë të pandemisë së koronavirusit.

Lini një Përgjigje

Hoti e do larg drejtësisë politikën

Të dielën pritet ndryshimi i motit