Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat herë pas here parashihet të shoqërohen me reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.