in

Hoti e do larg drejtësisë politikën

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas disa deklarimeve të Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se ka qenë gabim shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion, që e bëri ditë më parë Qeveria e Kosovës. Hoti është shprehur se Qeveria e tij e ka për qëllim që ta kthejë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në vend.

“Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Këtë e kemi bërë me vendimet që kemi marrë në këta muaj të qeverisjes. Drejtësia duhet ta bëjë punën sipas ligjit, e jo sipas vendimeve të Qeverisë. Kthimi i ligjshmërisë dhe i kushtetutshmërisë në vend duhet të jetë angazhim i të gjithëve”, ka potencuar Hoti.

Ai në një shkrim në Facebook ka shkruar se Qeveria është e vendosur për të fuqizuar shtetin ligjor.

“Siguria juridike garantohet vetëm duke respektuar Kushtetutën, ligjet dhe institucionet shtetërore”, ka shtuar Hoti.

Lini një Përgjigje

Dy viktima dhe 166 raste me koronavirus gjatë 24 orëve në Kosovë

Rreth 63 milionë e ndoqën debatin Trump-Biden