in

Dy viktima dhe 166 raste me koronavirus gjatë 24 orëve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes, ndërsa 166 raste të reja janë me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga Komuna e Prishtinës – 86 raste, Komuna e Gjilanit – 13 raste, Komuna e Fushë-Kosovës – 11 raste, Komuna e Podujevës – 11 raste, Komuna e Prizrenit – 10 raste, Komuna e Suharekës – 8 raste, Komuna e Deçanit – 4 raste, Komuna e Drenasit – 4 raste, Komuna e Pejës – 4 raste, Komuna e Vushtrrisë – 3 raste, Komuna e Kamenicës – 2 raste, Komuna e Obiliqit – 2 raste, Komuna e Shtimes – 2 raste, Komuna e Vitisë – 2 raste dhe me nga një rast Komuna e Ferizajt, ajo e Gjakovës, Malishevës dhe Mitrovicës.

Numri total i rasteve pozitive me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 17 mijë e 757, me gjithsej 661 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 034 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 062”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Lini një Përgjigje

Nesër ndryshon ora

Hoti e do larg drejtësisë politikën