Nesër, më 25 tetor, ora do të ndryshojë sërish dhe do të shkojë 60 minuta përpara. Kështu ora 02:00 do të bëhet 03:00.
Në këtë mënyrë do të zgjohemi një orë më herët se gjatë këtyre 6 muajve kur ishim me orën diellore pasi kaluam 60 minuta pas në fund të tetorit.
Ndryshimi i orës do të bëjë që të përjetojmë ditë më të gjatë duke arritur në qershor deri në 17 orë me dritë dhe 7 orë në errësirë.
Deri në 2021, kur vendet e Bashkimit Europian të zgjedhin orën që mund të aplikojnë për vendin e tyre, ndërrimi i saj do të bëhet dy herë në vit.
Kështu, të dielën e fundit të marsit kalojmë me orën verore. Mëngjesin e 31 marsit, ora shkon 60 minuta përpara.
Prej dekadash, vendet e Bashkimit Evropian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit. Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore.