in

Lul Raka: Valën e dytë të COVID-19 e kemi kaluar në gusht

Rritja e rasteve të koronavirusit në Kosovë nuk duhet të përbëjë shqetësim, meqë rritja e lehtë e të infektuarve ka dalë si rezultat i rritjes së testimeve në baza ditore, ka thënë mikrobiologu Lul Raka.

Nga 12 deri më 23 tetor në Kosovë janë regjistruar 1 412 raste të reja me COVID-19, kurse 12 persona kanë vdekur.

Kosova është duke u përballur me pandeminë tash e 8 muaj, kurse masat parandaluese si bartja e maskës, higjiena e duarve e mbajtja e distancës ende janë në fuqi.

Kosova pikun e pandemisë e ka arritur në muajt korrik e gusht, derisa më pas numri i të infektuarve ka shkuar duke shënuar rënie.

Lini një Përgjigje

Parashikimi i motit për sot

Nesër ndryshon ora