Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 237 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 3 200 testime, 39 persona kanë ndërruar jetë, ndërkaq 748 pacientë janë regjistruar si të shëruar nga virusi korona.
39 persona kanë ndërruar jetë, prej tyre dhjetë pacientë nga Shkupi (73, 84, 63, 61, 83, 38, 77, 76, 62 dhe 76), një nga Kumanova (76), një nga Shtipi (51), tre pacientë nga Prilepi ( 71, 57 dhe 56), një nga Tetova (65), gjashtë nga Velesi (76, 59, 81, 63, 81 dhe 85), pesë nga Manastiri (68, 65, 44, 76 dhe 69), dy nga Ohri ( 54 dhe 63), gjashtë pacientë nga Strumica (72, 85, 71, 54, 77 dhe 71), një nga Krusheva (44), një nga Koçani (67), një nga Kërçova (67) dhe një pacient nga Negotina (67), vetëm një prej tyre ndërroi jetë në kushte shtëpiake, të tjerët në spital.