in

Nga e shtuna Maqedonia e Veriut shpall gjendje krize për 30 ditë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme, pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, dhe të atyre të vdekjes, me qëllim të parandalimit dhe të organizimit të të gjitha institucioneve të vendit, vendosi për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë, për shkak të situatës së pandemisë. 

Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e shtunë dhe do të implementohet pas propozimit të Komitetit për menaxhim me kriza dhe bazuar në gjendjen eskaluese me të sëmurë dhe viktima nga koronavirusi.

Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së Këshillit për siguri tek presidenti Pendarovsski. Gjendje e krizës domethënë se Qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjet publike komunale, por edhe kapacitetet e spitaleve private, nëse paraqitet nevoja kur nuk mund të strehojnë të sëmurët spitalet e shtetit.

Lini një Përgjigje

RMV: 1 237 raste të reja me COVID-19, 39 persona kanë ndërruar jetë

Javën e ardhshme merret vendimi për kompensimin e prishtinasve të prekur me COVID-19